“Katër rrota për Shërbime” – modeli i shërbimeve të lëvizshme të mbrojtjes dhe kujdesit shoqëror për fëmijët dhe komunitetet e pambrojtura, i CRCA/ECPAT Shqipëri, falë mbështetjes së Fondit Social të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të mbështesë edhe këtë vit me shërbime falas 1000 fëmijë dhe familje në Bashkinë Devoll.


Devoll, 21 Korrik 2022 – Bashkia Devoll dhe CRCA/ECPAT Shqipëri pas periudhës përgatitore, nisën punën për ndërgjegjësimimin e komunitetit dhe vijueshmërinë e shërbimeve sociale të lëvizshme në ndihmë dhe në mbrojtje të fëmijëve në këtë bashki, në kuadër të nismës “Katër Rrota në Shërbim”. Rreth 1000 fëmijë në të pesë njësitë administrative të Bashkisë Devoll, shumica e tyre në zona rurale, do të mbështeten me shërbime multi-disiplinare në familje, këto të kombinuara tashmë edhe me shërbimet e Qendrës së re të Shërbimeve Shoqëore Multidisiplinare.


“Katër Rrota në Shërbim”- është një model inovativ i CRCA / ECPAT Shqipëri që i sjell shërbimet shoqërore aty ku jeton fëmija: në familje, duke shmangur pamundësinë e shpeshtë të tyre për të udhëtuar apo vizituar qendrat psiko-sociale. Stafi i shërbimit, i përbërë nga punonjës social, psikologë, jurist etj., në bazë të kalendarit të punës, përgjatë dy javëve vizitojnë një njesi administrative, për të lëvizuar më pas në një njesi tjetër. Gjatë kësaj kohe ata kryejnë vizita në familje, ndjekin rastet që ju paraqiten, vizitojnë kopshtet, shkollat apo qendrat komunitare, për të zhvilluar orë ndërgjegjësuese me fëmijët dhe prindërit në lidhje me çështjet më shqetësuese të tyre.


Në këtë kuadër, u mbajt edhe takimi prezantues i nismës dhe ndërhyrjeve kryesore të saj në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në Devoll. Takimi u ndoq me shumë interes jo vetëm nga përfaqësuesit e të gjithë institucioneve vendore, por edhe nga prindër, mësues dhe organizata që punojnë në këtë bashki.

Programi “4 Rrota në Shërbim” – i financuar nga Fondi Social i Qeverisë shqiptare, nëpërmjet partneritetit të CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Bashkisë Devoll me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që prej vitit të kaluar sjell një risi në modelimin e shërbimeve shoqërore për fëmijët aty ku ata jetojnë, të kombinuara me shërbimet mbështetëse ekzistuese. Modeli ndryshon tërësisht qasjen e shërbimeve, duke i modeluar ato nga shërbime pritëse në shërbime në familje dhe në komunitet.


Për më shumë informacion, kontaktoni:


CRCA/ECPAT Shqipëri

E-mail: crca@crca.al
 
#CRCAmbronfemijet #4rrotapersherbime #bashkiadevoll #CRCAshqiperi #ECPATalbania #CRCAalbania #ecpatshqiperi


Detajet e Lajmit
July 25, 2023
609
Kategoria