Tiranë, 1 Korrik 2025-CRCA/ECPAT Shqipëri dhuroi mbi 3000 Libra për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës. Kjo iniciativë ka si qëllim zhvillimin akademik të studentëve të këtij fakulteti, duke ofruar literaturë të vlefshme për forcimin e njohurive dhe përgatitjen në karrierë, sidomos në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Dhurimi përfshin një larmishmëri të gjerë titujsh shkencorë në fushën juridike dhe të drejtave të njeriut, dhe thekson angazhimin e CRCA/ECPAT Shqipëri në mbështetje të arsimit dhe zhvillimin e të rinjve në fusha të rëndësishme të shoqërisë.

Qindra studentë kanë mundësinë të aksesojnë materiale shkencore, që mund t’ju vijnë në ndihmë për të kuptuar më mire aspektin teorik si dhe praktik të fushës së drejtësisë. Këto burime janë mjaft të rëndësishme për të mbuluar studime dhe kërkime shkencore, duke e bërë më të avancuar qasjen dhe përgatitjen e studentëve.

Kjo iniciativë është pjesë e nismave të vazhdueshme të CRCA/ECPAT Shqipëri për të mbështetur arsimin dhe për të siguruar më shumë mundësi për të rinjtë, veçanërisht në fushat që lidhen me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut.


Detajet e Lajmit
July 1, 2025
263
Kategoria