TË RINJTË DHE SHOQËRIA CIVILE DISKUTOJNË PËR MBROJTJEN LIGJORE FALAS PËR FËMIJËT DHE TË RINJTË E PAMBROJTUR NË SHQIPËRI.

Tiranë, 09 Nëntor 2017- Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, me mbështetjen e PNUD organizuan sot tryezën konsultuese “Mbrojtje ligjore falas për fëmijët dhe të rinjtë e pambrojtur në Shqipëri” tek Qendra Rinore e Tiranës.
Ky takim kishte si qëllim rritjen e aksesit në drejtësi të fëmijëve, të rinjve dhe të rejave të pambrojtur, duke përfshirë komunitetin Rom, Egjiptian, LGBTI, me aftësi të kufizuar etj, nëpërmjet informimit të tyre për shërbimet në fushën e drejtësisë, shërbimet e Zyrës për Mbrojtje Ligjore për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri dhe përfaqësimi i çështjeve nga Qendrat e Ndihmës Ligjore Falas në 4 gjykatat e rretheve Durrës, Tiranë, Fier dhe Lezhë.
Nisma e përbashkët e PNUD dhe CRCA Shqipëri “Rritja e aksesit në drejtësi për të rinjtë vulnerabël në Tiranë” në bashkëpunim me ALO 116 dhe Ambasadën Pink synon të forcojë aksesin në drejtësi për disa nga grupet me të përjashtuar të shoqërisë. Në këtë takim tërinjtë/të rejat, përfaqësuesit e institucioneve publike lokale dhe qëndrore dhe shoqërisë civile u informuan mbi aksesin në drejtësi dhe shërbimet e këshillimit ligjor për të rinjtë/rejat nga grupet e pambrojtura (Rom, Egjiptian, LGBTI, aftësi e kufizuar, nëna të vetmuara), si dhe  dolën me një sërë problematikash për tu adresuar për të ardhmen.
Z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri, në fjalën e tij tha: “Ky nuk është një shërbim i ri për CRCA Shqipëri, por ajo çka është e rëndësishme është fokusi i kësaj iniciative. Kemi vendosur sëbashku me PNUD të vëmë theksin tek aksesi në drejtësi i fëmijëve dhe tërinjve më të pambrojtur të shoqërisë si personat nga komuniteti Rom, Egjiptian, LGBTI, aftësi e kufizuar, etj”.
Znj. Edlira Papavangjeli, menaxhere e programit të drejtësisë në PNUD, theksoi në fjalën e saj se “Aksesi në drejtësi është një nga çështjet më kryesore edhe kur bëhet fjalë për reformimin e drejtësisë. Në këto 2 vitet e fundit PNUD ka menduar të ndërhyjë në disa drejtime kryesore, duke u fokusuar në grupet e përjashtuara dhe personat që kanë hasur dhe hasin diskriminim në qasjen e tyre në drejtësi”.
Gjatë tryezës u prezantuan shërbimet që Zyra e Mbrojtjes Ligjore për Fëmijët dhe të Rinjtë nëShqipëri ofron si dhe ndërhyrjet kryesore të iniciativës. Më pas pjesëmarrësit u përqëndruan në diskutime të hapura dhe takimi u mbyll me ngritjen e çështjeve dhe një sërë rekomandimesh për adresimin e problematikave që hasin grupet e pambrojtura sot në vend. Duhet të shihen me përparësi këto çështje:

Adresimi dhe zgjidhja e rasteve të raportuara të fëmijëve në situatë lypje apo rruge;
Marrja në mbrojtje e fëmijëve në situatë rruge;
Strehimin e grupeve të marxhinalizuara në vendbanimet e tyre;
Aksesi në strehim dhe vështirësitë e përmbushjes së kushteve për të përfituar nga lehtësirat e pushtetit vendor;
Diskriminimi në punësimi personave me aftësi të kufizuar, komunitetit rom, etj;
Aksesi në shërbime shoqërore të të rinjve me aftësi tëkufizuar;
Mangësitë në infrastrukturën fizike të transportit publik për personat me aftësi të kufizuar.

Për më shumë informacion, kontaktoni: Mersila Ballo, CRCA Shqipëri, tel: 067 500 20 25, E-mail: mersila.ballo@crca.al


Detajet e Lajmit
November 14, 2017
162
Kategoria