• Raporto Online
  • Anetare e:

28 VJET CRCA SHQIPËRI!

“Duke punuar të gjithë së bashku, ne mund të ndërtojmë një Botë më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë.” – Motivimi ynë si CRCA.

Në Mars 1997 Shqipëria ishte përfshirë nga trazirat anembanë vendit dhe njerëzit kishin rrëmbyer armët dhe protestonin kundër korrupsionit të një qeverie autoritare dhe ngërçit në funksionimin e shtetit. Shtatë vite pasi populli kishte rrezuar regjimin komunist, vendi vazhdonte të ishte shumë larg të qenit një vend demokratik, ku të drejtat e njeriut respektoheshin.

Fëmijët ishin ndër më të prekurit nga dhuna dhe ngjarjet e tjera që ishin duke ndodhur. Raportimet në media bënin me dije se më shumë se 150 fëmijë ishin vrarë aksidentalisht nga plumbat dhe armatime të tjera. Nën presionin e kësaj situate një grup i dedikuar avokatësh, doktorësh dhe gazetarësh, me një eksperiencë të gjërë në fushën e të drejtave të njeriut, vendosën së bashku të krijojnë Qëndrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA). Vetëm tre vjet më parë ne festuam 20-vjetorin tonë, si një ndër organizatat lider në fushën e të drejtave të njeriut në vend dhe në Ballkanin Perëndimor.

28 vite janë një kohë e shkurtër, por edhe e gjatë në historinë e OJF-ve në Ballkan, ku asnjëherë nuk ka pasur një shoqëri civile të mirë-stabilizuar. Një  kontradiktë e tillë mund të shpjegojë punën e pothuajse çdo organizate që punon për fëmijët, të rinjtë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Ballkan. Mungesa e vlerave demokratike, një sistemi të fortë arsimi, të elitës politike dhe një realitet i vështirë gjeo-politik, e bëjnë Shqipërinë një vend “perfekt” për eksperimente politike, të cilat edhe sot vazhdojnë të ndikojnë në të drejtat dhe mirëqënien e qytetarëve.

Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën e organizatës sonë gjatë këtyre viteve. Një nga arritjet më të mëdha të punës sonë, por dhe shumë OJF-ve të tjera, kolegëve dhe miqve, institucioneve publike dhe donatorëve, ka qenë avancimi i konsiderueshëm i të drejtave të fëmijëve e të rinjve, pavarësisht se vendi ende përballet me të njëjtat sfida me të cilat është përballur që në vitin 1997. Partitë politike përpiqen të mbajnë nën kontroll çdo aspekt të jetës publike pothuajse në të njëjtin nivel që e bënte edhe partia komuniste që ra nga pushteti në fillim të viteve ‘90. Falë punës intensive, ekspertizës dhe shkëmbimeve, ne kemi mësuar të përballemi me këto sfida, duke punuar me anëtarët përparimtarë të Parlamentit, Qeverisë dhe shoqërisë, duke avokuar çdo ditë për dhe në emër të fëmijëve.  Ka qenë e vështirë, por shumë e dobishme.

Ne jemi krenarë që së bashku me Parlamentin kemi krijuar Grupin Parlamentar për të Drejtat e Fëmijëve (të njohur si Grupi Parlamentar Miqtë e Fëmijëve), ndërsa në nivel Qeveritar një Agjensi Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve punon që t’i ofrojë fëmijëve dhe adoleshentëve shërbime pa pagesë ose të përballueshme. Qysh prej viti 1999 ne i kemi kërkuar publikisht Qeverisë krijimin e një agjencie në të gjithë vendin që të kishte fuqinë për të mbrojtur fëmijët. Tani kjo është një realitet!

Ndërsa për një kohë të gjatë ne kemi avokuar me Qeverinë për të ngritur, financuar dhe mbështetur shërbime sociale publike. Megjithëse jemi akoma shumë larg nga kjo, legjislacioni i aprovuar së fundmi na jep shpresa që krijimi i një Fondi Social – një kërkesë dhe rekomandim i CRCA- do të përdoret përfundimisht si financues i shërbimeve sociale falas për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Në 1998 së bashku me UNICEF në lidhëm një marrëveshje partneriteti për të punuar për hapjen e të parës Linjë Kombëtare të Këshillimit të Fëmijëve në Shqipëri (ALO 116). Sot ALO 116-111 është mekanzmi më i rëndësishëm për raportimin e dhunës ndaj femijëve. Pothuajse 10 vjet më pas më shumë se gjysmë milionë fëmijë janë mirëpritur të ndajnë historitë e tyre dhe të kërkojnë këshillim. Më shumë se 13.000 fëmijë dhe të rinj kanë kërkuar mbrojtje dhe asistencë në shërbimet publike. Që nga viti 2015, ALO 116-111 është një organizatë e pavarur dhe punojmë sëbashku për të bërë të mundur që asnjë fëmijë mos të jetë vetëm kur ka nevojë dhe kur të kërkojë ndihmë.

CRCA ka një numër të pafund rekordesh pozitive kur bëhet fjalë për propozimin e ligjeve dhe politikave të reja për fëmijët dhe të rinjtë. Falë punës tonë të përbashkët me Parlamentin, disa ministrive dhe ekspertëve ligjorë ne kemi sjellë legjislacionin shqiptar në përputhje me normat ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. Fëmijët sot janë më të mbrojtur nga ligji penal dhe të të drejtave të fëmijëve, shërbimet sociale dhe shumë ligje të tjera të lidhura me to. Në mënyrë të posaçme mund të përmendim Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Ligjin për të Drejtat e Fëmijës, Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Kodin Penal, Ligjin për Shërbimet Shoqërore dhe së fundi Ligjin për të Dënuarit për Krime Seksuale.

Puna jonë për të rinjtë është rritur dhe zgjeruar nga viti në vit. Së bashku me partnerët tanë ne kemi mbështetur me krenari fuqizimin e OJF-ve rinore për t’u bërë zëri i të rinjve dhe promovimin e politikave rinore në pushtetin lokal dhe qendror. Modeli ynë i Lidershipit të të Rinjve të Tiranës dhe më pas mbështetja për Rrjetin Kombëtar Shqiptar Rinor (ANYN) ka prodhuar rezultate të prekshme në promovimin e të drejtave të të rinjve në shumë politika dhe në qeverisje. Sot ANYN është rrjeti më i madh për të rinjtë e njohur gjerësisht për punën e saj,  avokim në emër të të rinjve në Shqipëri.

Ne jemi gjithashtu jemi krenarë që kemi mbështetur ngritjen për herë të parë në Shqipëri të Aleancës së Grave dhe Aleancës Rinore të anëtarëve të Këshillit Bashkiak në Tiranë, një model që tashmë është zbatuar mbi më shumë se 30 bashki në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që nga viti 2005 së bashku me  Koalicionin e Grave dhe të Rinjve në Politikë kemi mbështetur legjislacionin që kërkonte të paktën 30% të kuotave për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore. Në sajë të përpjekjeve tona të mëdha sot ne kemi më shumë se 30 gra deputete në Parlament, në krahasim me vetëm 7 kur kemi filluar punën tonë.

Mbështetja nga donatorët është shumë e rëndësishme për punën tonë për të arritur synimet dhe objektivat që kemi vendosur në organizatën tonë. Falë mbështetjes së tyre ne kemi arritur të zbatojmë me sukses, së bashku me stafin e mrekullueshëm dhe ekspertët, iniciativat dhe rezultatet që kemi arritur. Sot jemi anëtarë të rrjeteve të mëdha të tilla si ECPAT International, Rrjetit Global për Fëmijët e Humbur, Eurochild, Koalicioni per Arsimin e Femijëve në Shqipëri etj. Ndërsa koncepti Shtëpia e të Drejtave të Njeriut na ka bashkuar me shumë OJF të tjera të mëdha që punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Ajo që ne luftojmë çdo ditë është:  Barazi, respekt, progres për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri!