Amsterdam, 5 Nëntor 2024 – INHOPE zhvilloi Mbledhjen e Anëtarëve dhe Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, duke sjellë së bashku përfaqësues nga 54 linja telefonike në 50 vende. Diskutimet u përqendruan në përmbylljen e strategjisë trevjeçare (2022-2024), ku u vlerësuan arritjet dhe rezultatet kryesore të rrjetit në luftën kundër materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet (CSAM). Gjithashtu u ndanë eksperiencat e anëtarëve, mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe udhëzime mbi ndikimin në legjislacionin global.

Mbledhja Vjetore u përmbyll me zgjedhjen e Bordit të ri drejtues të INHOPE, një hap vendimtar për forcimin e luftës kundër materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve. Bordi i ri, i zgjedhur përmes procesit transparent dhe efikas, do të udhëheqë rrjetin në adresimin e sfidave të hapësirës dixhitale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e politikave dhe bashkëpunimit global për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual në internet.

INHOPE është rrjeti kryesor global që lufton materialet e abuzimit seksual të fëmijëve në internet (CSAM). Që nga themelimi, rrjeti ka zgjeruar shtrirjen e tij në gjashtë kontinente: Afrikë, Azi, Australi/Oqeani, Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore. Me seli në Hollandë, INHOPE luan një rol kritik në ndërtimin e një interneti të sigurt dhe në përforcimin e standardeve globale për mbrojtjen e fëmijëve.

INHOPE ofron një mënyrë anonime për të raportuar në mënyrë përmbajtje të paligjshme në internet, ku përmes platformës ICCAM, INHOPE lehtëson shkëmbimin global të informacionit me partnerë ndërkombëtarë si INTERPOL. Organizata mbështet linjat telefonike me trajnime dhe avokim, duke siguruar që çdo hap të kontribuojë në ndalimin e abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet.


Detajet e Lajmit
November 5, 2024
266
Kategoria