• Pandemia shton kriminalitetin, papunësinë, dhunën dhe varfërinë tek të rinjtë në Shqipëri!

    Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, CRCA dhe ANYN Shqipëri bëjnë publike gjendjen e mjerë të rinisë, në Raportin “Rinia në Shqipëri 2020“

    Tiranë, 12 Gusht 2020 – Dita Ndërkombëtare e Rinisë, i gjen të rinjtë në Shqipëri, më të varfër, më të dhunuar dhe në gjëndje ekonomike edhe më të mjerë se një vit më parë. Raporti i përvitshëm Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020“, i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, evidenton...
  • ACA bëhet BARNAHUS Shqipëri – qendra kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale!

    Në më pak se 2 vjet, ACA Shqipëri arriti të krijojë modelin e ndërhyrjes multi-disiplinare dhe të koordinuar për mbrojtjen, kujdesin dhe rehabilitimin e fëmijëve viktima të dhunës seksuale

      Tiranë, 17 Qershor 2020 – Shqipëria tashmë ka qendrën e saj të pare: Barnahus Shqipëri. Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale (ACA),anëtare e rrjetit PROMISE që prej muaji mars 2020,  tashmë ka një emër të ri: Barnahus Shqipëri (shtëpiza e fëmijëve). Ashtu...
  • Shpallet Lëvizja #NEJEMI1 – së bashku kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve!

    Nën kujdesin e posaçëm të Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, CRCA/ECPAT Shqipëri bëhet nismëtare e një lëvizje kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna seksuale!

    Tiranë, 23 Korrik 2020 – CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Barnahus Albania, nën kujdesin e posaçëm dhe pjesëmarrjen e Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, shpallën sot në Kopshtin e Gjelbërt të Presidencës, nën prezencën e përfaqësuesve të institucioneve publike, ambasadave, shoqërisë civile dhe medias...
  • Hazizaj: Fëmijët të kërcënuar nga loja e rrezikshme “Jonathan Galindo”

    Së fundmi, një tjetër lojë në internet, duket se ka nisur të kërcënojë fëmijët. Ajo quhet Jonathan Galindo dhe ka nisur të shqetësojë edhe prindërit shqiptarë, pasi fëmijët sidomos përgjatë pushimeve janë navigues të shpeshtë të internetit. Pranë platformës ISIGURT.AL kanë ardhur shumë referime të...
  • CRCA -Kuvendit: Garantoni kuotën 50% në kandidimet partiake!

    Ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Shqipëria të ulë moshën e votimit në 16 vjeç!

    Tiranë, 17 Korrik 2020 – CRCA Shqipëri, i ka kërkuar sot Kuvendit të Shqipërisë ndryshime të rëndësishme të Kodit Zgjedhor. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Drejtori i CRCA ka argumentuar ne detaje të gjitha ndryshimet e...

Nismat Që Ne Mbështesim

CRCA.AL

CRCA.AL

Lajme

Pages



20 VJET DEDIKUAR MBROJTJES DHE AVANCIMIT TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE NË SHQIPËRI!

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri – CRCA është një nga organizatat kryesore jo-qeveritare, jo-politike, jo-fetare dhe jo-fitimprurese me qendër në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. CRCA eshte krijuar ne mars te vitit 1997 me qellimin kryesor per te ndihmuar ne permiresimin e situates te te drejtave te femijeve ne Shqiperi.

Motivimi i CRCA-se bazohet në thenien: "Duke punuar të gjithë së bashku, ne mund të ndërtojmë një Botë më të mirë për femijët dhe të rinjte.”

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA është një ndër organizatat më të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend, e themeluar më Mars 1997. Gjatë 16 viteve të punës së saj ne kemi bërë që të jemi njëri ndër partnerët serioze të Qeverisë së Shqipërisë (në nivelin kombëtar dhe lokal) dhe të Shoqërisë Civile, në drejtim të ndikimit në politika dhe legjislacion, forcime kapacitetesh të stafit të Qeverisë në punën me fëmijët dhe në presionin ndaj Qeverisë për të respektuar dhe përmirësuar të drejtat e fëmijëve në vend.

 

Donors and Partners

          

Subscribe

* indicates required

close
Web Design & Development by: WWW.FIT.AL