• Votoni!

    Të dielën më 25 Prill, në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare 2021. CRCA/ECPAT Shqipëri, ANYN, BARNAHUS dhe ACE, kanë përzgjedhur që nëpërmjet një video sensibilizuese, të përcjellin mesazhin e rëndësisë që ka vota për të gjithë ne. Në këtë video-mesazh, ne ju ftojmë të gjithëve, që jo vetëm të...
  • CRCA/ECPAT Shqipëri padit në Gjykatë Bashkinë e Tiranës!

    Prej 2 vjetësh një vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës shkel të drejtën kushtetuese të mbledhjes dhe tubimit paqësor për çdo qytetar, grupim qytetarësh apo OSHC

    Tiranë, 21 prill 2021 – CRCA/ECPAT Shqipëri do të përballet më 29 Prill 2021 në një gjyq me Bashkinë e Tiranës. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i është drejtuar Gjykatës Administrative Tiranë disa javë më parë, me një padi ndaj Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak për shkelje...
  • Korrupsioni dhe varfëria në Shqipëri nxisin të rinjtë të dalin të votojnë!

    Forumi i Demokracisë Tiranë çon shqetësimin se gjendja politike në vend vendos në rrezik serioz proceset dhe institucionet demokratike në vend

    Tiranë, 16 prill 2021 – Forumi i Demokracisë Tiranë, i mbajtur për herë të parë sot, një javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend, çoi shqetësimin se situata e përgjithshme politike në vend përgjatë të gjithë fushatës elektorale dhe gjuha e përdorur gjatë saj, përbëjnë një rrezik...
  • Të dhënat personale të fëmijëve në Shqipëri në rrezik serioz për të rënë në duart e pedofilëve!

    CRCA/ECPAT Shqipëri shpreh habinë dhe shqetësimin e saj sesi institucionet nuk kanë vepruar deri më sot në mbrojtje të fëmijëve

    Tiranë, 6 Prill 2021 - CRCA/ECPAT Shqipëri, Platforma Kombëtare ISIGURT.al dhe Zyra e Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri, me anë të kësaj kërkese publike drejtuar tre institucioneve publike në Shqipëri: Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Policisë së...
  • MË SË FUNDI DREJTËSI PËR 12 VJEÇAREN E DHUNUAR SEKSUALISHT NGA MËSUESI

    CRCA/ECPAT SHQIPËRI: Jemi të shqetësuar për situatën me të cilën përballen fëmijët viktima të dhunës seksuale përsa i përket vendimeve dhe seancave të lodhshme e të pafundme në pritje të drejtësisë

    Tiranë, 2 Prill 2021 – Më në fund, mbyllet me një vendim nga ana e drejtësisë shqiptare, seanca e 44 gjyqësore mbi dhunën seksuale të një vajze të mitur në rrethin e Gjirokastrës. Pas një kalvari shumë të gjatë disa vjeçar dhe të tmerrshëm për të miturën e dhunuar dhe familjen e saj, Gjyakata e...

Nismat Që Ne Mbështesim

CRCA.AL

CRCA.AL

Lajme

Pages



20 VJET DEDIKUAR MBROJTJES DHE AVANCIMIT TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE NË SHQIPËRI!

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri – CRCA është një nga organizatat kryesore jo-qeveritare, jo-politike, jo-fetare dhe jo-fitimprurese me qendër në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. CRCA eshte krijuar ne mars te vitit 1997 me qellimin kryesor per te ndihmuar ne permiresimin e situates te te drejtave te femijeve ne Shqiperi.

Motivimi i CRCA-se bazohet në thenien: "Duke punuar të gjithë së bashku, ne mund të ndërtojmë një Botë më të mirë për femijët dhe të rinjte.”

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA është një ndër organizatat më të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend, e themeluar më Mars 1997. Gjatë 16 viteve të punës së saj ne kemi bërë që të jemi njëri ndër partnerët serioze të Qeverisë së Shqipërisë (në nivelin kombëtar dhe lokal) dhe të Shoqërisë Civile, në drejtim të ndikimit në politika dhe legjislacion, forcime kapacitetesh të stafit të Qeverisë në punën me fëmijët dhe në presionin ndaj Qeverisë për të respektuar dhe përmirësuar të drejtat e fëmijëve në vend.

 

Donors and Partners

          

Subscribe

* indicates required

close
Web Design & Development by: WWW.FIT.AL