• CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon hetime për dy punonjës të Bashkisë Tiranë për ngacmime seksuale ndaj fëmi...

    Tiranë, 8 Qershor 2019 – CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkoi sot zyrtarisht Policisë së Shtetit, nisjen e hetimeve të menjëhershme për dy punonjës të Bashkisë së Tiranës, të cilët  dyshohet se kanë lejuar dhe ngacmuar seksualisht disa adoleshentë në gjimnazet e kryeqytetit. Përgjatë muajve Prill dhe Maj...
  • Projekt-Ligji i Rinisë i propozuar nga Qeveria shkel të drejtat e të rinjve në Shqipëri!

    CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN: Qeveria të tërheqë urgjent nga shqyrtimi Parlamentar këtë projekt-Ligj të dobët e të varfër të rinisë, i cili nuk përputhet as me aktet kryesore të Këshillit të Europës dhe BE-së!

    Tiranë, 26 Maj 2019 – CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), nëpërmjet kësaj thirrje të hapur publike, i kërkojnë Këshillit të Ministrave, të tërheqë menjëherë nga shqyrtimi parlamentar Projekt-Ligjin e Rinisë të aprovuar prej tyre disa ditë më parë. Këshilli i...
  • Shqipëria, dështim spektakolar në respektimin e të drejtave të Fëmijëve!

    89% e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë asgjë për respektimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri!

    Tiranë, 1 Qershor 2019 - Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në vitin e 30-të të miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës nga OKB-ja, të dhënat, faktet dhe raportet ndër vite, si nga fëmijët, nga organizatat joqeveritare dhe ato të OKB-së, tregojnë se Shqipëria ka dështuar në mënyrë...
  • THIRRJE PËR KUOTIM

    Për: Transport me autobuz për shkëmbim ndërkulturor në Trogen Zvicër. Tiranë-Trogen-Tiranë

    Bërë publike në  datë: 21 Maj 2019 Dorëzimi i ofertave duhet bërë brenda datës: 3 Qershor  2019 Shërbim transporti me autobuz: 26 Gusht – 13 Shtator  2019 Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijevë në Shqipëri (CRCA) është një organizatë jo-fitimprurëse, që operon në Shqipëri që prej vitit 1997...
  • Çdo tre ditë një fëmijë humbet në Shqipëri!

    Zinxhir njerëzor për të kujtuar fëmijët e humbur në Shqipëri që ende nuk janë kthyer pranë familjeve të tyre!

    Tiranë, 17 Maj 2019 – Rreth 120 fëmijë raportohen çdo vit në Shqipëri të humbur dhe të zhdukur prej familjeve të tyre.  Çdo ditë një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia. Këto shifra janë një këmbanë alarmi, jo vetëm për prindërit por mbi të gjitha për institucionet shtetërore,...

Nismat Që Ne Mbështesim

CRCA.AL

PLATFORMAT QË NE MBËSHTESIM

  

CRCA.AL

Lajme

Pages



20 VJET DEDIKUAR MBROJTJES DHE AVANCIMIT TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE NË SHQIPËRI!

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri – CRCA është një nga organizatat kryesore jo-qeveritare, jo-politike, jo-fetare dhe jo-fitimprurese me qendër në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. CRCA eshte krijuar ne mars te vitit 1997 me qellimin kryesor per te ndihmuar ne permiresimin e situates te te drejtave te femijeve ne Shqiperi.

Motivimi i CRCA-se bazohet në thenien: "Duke punuar të gjithë së bashku, ne mund të ndërtojmë një Botë më të mirë për femijët dhe të rinjte.”

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA është një ndër organizatat më të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend, e themeluar më Mars 1997. Gjatë 16 viteve të punës së saj ne kemi bërë që të jemi njëri ndër partnerët serioze të Qeverisë së Shqipërisë (në nivelin kombëtar dhe lokal) dhe të Shoqërisë Civile, në drejtim të ndikimit në politika dhe legjislacion, forcime kapacitetesh të stafit të Qeverisë në punën me fëmijët dhe në presionin ndaj Qeverisë për të respektuar dhe përmirësuar të drejtat e fëmijëve në vend.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL