Tiranë, 24 Maj 2013- ALO 116000-Linja Kombetare për Fëmijët e Humbur si anëtare të Rrjetit Global për Fëmijët e Humbur dhe Qëndra për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCA, në bashkëpunim me një serë organizatash të shoqërisë civile, organizuan në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur, Zinxhirin Njerëzor përpara Kryeministrisë, për të kërkuar një vëmëndjë më të madhe të institucioneve publike dhe shoqërisë ndaj çështjes së fëmijëve të humbur në Shqipëri.
25 Maj – Dita ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur, është një ditë ku njerëzit dhe shoqëria në mbarë botën kujtojnë fëmijët e humbur, ata fëmijë të cilët kanë qënë viktima të trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit, si dhe mbeshtesin përpjekjet e familjarëve për të gjetur fëmijët e tyre.
Qëllimi kryesor i Ditës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur është të inkurajojë të gjithë institucionet dhe shoqërinë që të mëndojnë për fëmijët e humbur dhe për të përhapur mesazhe shprese.
ALO 116-000 në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse angazhim serioz për sa më poshtë:

Intesifikimin e kërkimeve për gjetjen e fëmijëve të humbur;
Krijimin e një procedure standarte për të përkufizuar qartësisht termin “Fëmijë i humbur” dhe percaktimin e një procedure të kalimit nga fëmijë i larguar në fëmijë i humbur dhe i zhdukur;
Trajtimin me emergjencë të çdo denoncimi për rastet e largimit të fëmijëve nga familja, dhe shpalljen e çdo fëmije “si të humbur” brenda 6 orëve që nga momenti kur nuk është gjetur fëmija,pavarësisht nëse është rast me precedent të përsëritur të largimit dhe jeta e fëmijës në dukje nuk është në rrezik;
Të krijohet një rregjistër kombëtar për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve.

Duke mbështetur intesifikimin e kërkimeve për fëmijët e humbur nga organet shtetërore, Linja për Fëmijët e Humbur në Shqipëri- ALO 116-000 është në dispozicion falas 24 orë në 7 ditë të javës, ku çdo qytetar, mund të raportojë në mënyrë anonime, nëse beson se ka të dhëna të mjaftueshme për të lehtësuar gjetjen e një fëmije të humbur.
SË BASHKUNE MUND TI GJEJME ATA!
ALO 116 000-Linja Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri


Detajet e Lajmit
May 24, 2013
299
Kategoria