Projekligji “Për Rininë”, shkel haptazi të drejtat e njeriut dhe skllavëron lëvizjen rinore në Shqipëri!

CRCA/ECPAT Shqipëri, i drejtohet më këtë letër të hapur publike, Presidentit për të kërkuar ndërhyrjen e tij në mos-dekretimin e projektligjit “Për Rininë”. Më dt.15 Tetor 2019,  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit përgjegjës, vijoi dhe mbylli diskutimin nen per nen dhe në tërësi të projektligjit “Për Rininë”, duke e miratuar atë.
CRCA/ECPAT Shqipëri, e ka ndjekur me shqetësim të gjithë procesin e diskutimit dhe miratimit të projektligjit. Ai kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë dhe Bashkive mbi 681,548të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!
Referuar neneve të projektligjit “Për Rininë”, që u aprovua në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron në faktin se:

Projektligji “Për Rininë”, po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;
Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky projektligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
 Projektligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
Në projektligjin “Për Rininë”, nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.
Ky projektligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.

 
CRCA/ECPAT Shqipëri, Ju kërkon sot publikisht të ktheni mbrapsht projektligjin “Për Rininë”, duke mos lejuar kështu që deputetet të shkelin me forcën e kartonit, të drejtat e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri.
 
PËR TË RINJTË! ME TË RINJTË! NGA TË RINJTË!


Detajet e Lajmit
October 16, 2019
330
Kategoria