Tiranë, 11 tetor 2024 – Workshopi Rajonal: Një Axhendë për Sigurinë Dixhitale në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe TikTok, në partneritet me Autoritetin e Mediave Audiovizive, mblodhi sot në mëngjes në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, përfaqësuesit e autoriteteve, OSHC-ve, mediave dhe ekspertët për të diskutuar mbi edukimin dixhital dhe sigurinë online të fëmijëve. Më shumë se 60 pjesëmarrës dhe mbi 20 media morrën pjesë në këtë takim, i cili është i pari në serinë e takimeve dhe aktiviteteve që CRCA Shqipëri dhe TikTok po organizojnë së bashku në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në CRCA/ECPAT Shqipëri ne besojmë fuqimisht se duke sjellë së bashku autoritetet, shoqërinë civile dhe industrinë, ne mund ta bëjmë hapësirën dixhitale më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë, ku ata mund të përfitojnë nga aspektet më të mira të zhvillimit teknologjik. Një hapësirë e sigurt për fëmijët, është një hapësirë e sigurt për të gjithë.” – tha Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri në hapjen e takimit rajonal.

Ëorkshopi është pjesë e iniciativës së përbashkët të Tiktok dhe CRCA/ECPAT Shqipëri për të rritur ndërgjegjësimin për shkrim-leximin dixhital dhe sigurinë midis fëmijëve, grave dhe grupeve të tjera vulnerabël, duke mbështetur sjkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira midis profesionistëve, autoriteteve dhe OSHC-ve në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Folës nga Autoritetet Audiovizive të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ndanë përvojën dhe çështjet e tyre shqetësuese në lidhje me bërjen e hapësirës dixhitale të sigurt për fëmijët.

“Misioni përfundimtar i TikTok është të ofrojë një hapësirë të hapur, mikpritëse, ku të gjithë të ndjehen të sigurt” pohoi Łukasz Gabler, Menaxher i Politikave Publike në TikTok CEE. “Kjo është arsyeja pse ne po zgjerojmë moderimin për të hequr përmbajtjet urrejtëse. Ne po fuqizojmë komunitetin duke zhvilluar mjete që përmirësojnë sigurinë dhe mirëqenien, si dhe duke u angazhuar në projekte me partnerë të besuar, si CRCA për t’iu përgjigjur më mirë sfidave lokale. Ne jemi krenarë për këtë projekt dhe shpresojmë se kjo do të mbështesë në masë të madhe ndërgjegjësimin dhe aftësitë dixhitale në Ballkanin Perëndimor”.

Në hapje të takimit rajonal, TikTok dhe CRCA/ECPAT Shqipëri lançuan projektin e tyre gjithëpërfshirës që synon pajisjen e komuniteteve, me njohuri dhe aftësi të shkrim-leximit digjital, duke mbuluar aspekte të tilla, si: përdorimi i përgjegjshëm i internetit, masat e sigurisë dhe komunikimi më mediat sociale. Duke pasur parasysh natyrën e çështjes, fokusi specifik do të vihet te prindërit/kujdestarët dhe mësuesit, fëmijët, të rinjtë dhe gratë, për të pasqyruar nevojat dhe qëndrimet e këtyre grupeve dhe rreziqet e veçanta që mund të hasin në botën dixhitale.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

CRCA/ECPAT Shqipëri

crca@crca.al


Detajet e Lajmit
October 13, 2024
169
Kategoria