Perfundon Me Sukses Forumi I Hapur “Fuqizimi I Forumeve Të Grave Në Partitë Politike Në Shqipëri Dhe Zbatimi I Kuotës Gjinore 30%”

Perfundon Me Sukses Forumi I Hapur “Fuqizimi I Forumeve Të Grave Në Partitë Politike Në Shqipëri Dhe Zbatimi I Kuotës Gjinore 30%”

Tirane, 23 Tetor 2008, - Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, i cili eshte i perbere nga nje sere forumesh politike te grave dhe te rinjve, si dhe organizata qe punojne per mbrojtjen e te drejtave te grave, njeriut e femijeve ne Shqiperi, organizoi dje ne mbremje Forumin e Hapur me teme “Fuqizimi i Forumeve te Grave ne Partite Politike ne Shqiperi dhe zbatimi i Kuotes gjinore 30 %”.

Misioni i Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë eshte advokimi per rritjen e pjesemarrjes se grave, te rinjve dhe minoriteteve ne Parlament, Qeverisje qendrore e lokale, parti politike dhe vendim-marrje ne pergjithesi.

Qëllimi i Forumi ishte diskutimi dhe debati, per te dale me sugjerime, rekomandime konkrete e eksperienca pozitive për bërjen të zbatueshme të kuotës 30% për pjesmarrjen e grave në politikë dhe fuqizimin e forumeve të grave brenda partive politike në Shqipëri.

Dy muaj më parë Kuvendi i Shqipërisë kurorëzoi me sukses vendosjen e kuotës minimale 30% për pjesmarrjen e grave në politikë, në kuadër të Ligjit “Për Barazinë Gjinore”. Megjithatë, miratimi i kësaj kuote nuk mund të zbatohej pa u shoqëruar me ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke qenë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor po shkojnë drejt miratimit të tyre përfundimtar, doli e nevojshme diskutimi i faktit sesa të përgatitura janë partitë politike në Shqipëri për të zbatuar kuotën gjinore dhe cilat mund të jenë mjetet që mund ta bëjnë kuotën të zbatueshme brenda një kohe të shkurtër, duke marrë parasysh faktin se ndodhemi pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Në këtë forum moren pjesë rreth 45 persona, përfaqësuese dhe drejtueset e Forumeve te Grave të partive politike të të gjithë spektrit si PS, PDR, PSD, PBDNJ, LSI, G99, PDK etj, gra deputete në Parlament si znj. Diana Çuli, përfaqësues të OJF-ve që punojnë për çështjet e grave, agjensi të huaja të OKB-së si UNIFEM, OSCE dhe institucione të tjera.

Ne kete forum u diskutua mbi rëndësinë e vendosjes dhe zbatimit të kuotës 30% për pjesmarrjen e grave si kandidate për deputete dhe në vendim-marrje; u prezantuan modele të suksesshme për fuqizimin e forumeve politike të grave si dhe u identifikuan mjete e menyra efektive për ta bërë kuotën sa më të zbatueshme dhe për të fuqizuar forumet e pozitat e grave brenda partive.

Ky forum ishte pjesë e Programit “Promovimi i Demokracisë dhe Qeverisjes se mire nëpërmjet Partive Politike ne Shqiperi” financuar nga Olof Palme International Center dhe SIDA. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL