Perfundoi Me Sukses Kursi I Trainimi: “drejtimi I Nje Partie Politike” Organizuar Per Te Rinjte Ne Qytetin E Vlores

Perfundoi Me Sukses Kursi I Trainimi: “drejtimi I Nje Partie Politike” Organizuar Per Te Rinjte Ne Qytetin E Vlores

Vlore, 15-16 Dhjetor 2008 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi –CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi nje kurs trainimi dy ditor me teme “Drejtimi i nje Partie Politike”, ne qytetin e Vlores.

Ky kurs trainimi u adresohej te rinjve aktiviste prane partive politike te te gjithe spektrit politik, keshtu qe pjesmarres ne kete trainim ishin rreth 20 perfaqesues te Forumeve Politike te te Rinjve por dhe te OJF-ve qe punojne me te rinjte ne rrethin e Vlores.

Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve politike te te rinjve ne kete qytet. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kishin keto forume politike. U synua dhenia e informacionit te nevojshem per tu njohur dhe per te gjetur rruget e pjesmarrjes se tyre ne proceset politike dhe ato vendimmarese ne vend.

Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.

Kursi i tranimit u referua nga eksperti dhe traineri i CRCA-se, per ceshtjet politike, i cili pershtati gjithashtu temat e trainimit me kerkesat dhe nevojat e pjesmarresve.

Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s me titull “Ideologjia dhe partitë politike”.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe e diskutimet u vleresua maksimalisht nga pjesmarresit.

Duke qene se ishte hera e pare qe organizohj nje trainim i tille per te rinjte ne kete qytet, ai u prit me interes dhe u vleresua maksimalisht nga pjesmarresit.
Disa nga temat e referuara gjate trainimit si: organizimi i partise, demokracia e brendeshme ne partite politike, komunikimi me publikun, etj. ngjallen interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarresve.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL