Kurs Trainimi: “Fushata Elektorale”, Me Forumet Politike Rinore

Kurs Trainimi: “Fushata Elektorale”, Me Forumet Politike Rinore

Tirane, 13-14 Maj 2010 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi nje kurs trainimi dy ditor me teme “Fushata Elektorale”.

Ky kurs trainimi u adresohej te rinjve aktiviste prane partive politike te te gjithe spektrit politik, keshtu qe pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesuese te Forumeve Politike Rinore si nga PS, PD, LSI, PR, PSD por edhe perfaqesues te OJF-ve qe punojne ne kete fushe.

Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve politike te te rinjve. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto forume politike ne vend duke qene se jemi para zgjedhjeve lokale te 2011-s.

Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.

Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s me titull “Ideologjia dhe partitë politike”.

Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe u vleresua maksimalisht nga pjesmarresit.

Tema te tilla si: planifikimi i fushates, zhvillimi i mesazhit te fushates, zbatimi i planit te fushates, etj., ngjallen interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarresve. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL