Kurs Trainimi: “drejtimi I Nje Partie Politike”, Me Forumet Politike Rinore

Kurs Trainimi: “drejtimi I Nje Partie Politike”, Me Forumet Politike Rinore

Tirane, 6-7 Maj 2008 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi nje kurs trainimi dy ditor me teme “Drejtimi i nje Partie Politike”.

Ky kurs trainimi u adresohej te rinjve aktiviste prane partive politike te te gjithe spektrit politik, keshtu qe pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesuese te Forumeve Politike Rinore por edhe perfaqesues te OJF-ve qe punojne ne kete fushe si edhe studente.

Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve politike te te rinjve. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto forume politike ne vend.

Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.

Kursi i tranimit u referua nga ekspertja dhe trainerja e CRCA-se, per ceshtjet politike. Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s me titull “Ideologjia dhe partitë politike”.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe u vleresua maksimalisht nga pjesmarresit.

Tema te tilla si: te rinjte ne vendimmarrje, organizimi i partise, demokracia e brendeshme, komunikimi me publikun, etj. ngjallen interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarresve.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL