Kurs Trainimi: “Drejtimi I Nje Partie Politike”

Kurs Trainimi: “Drejtimi I Nje Partie Politike”

Tirane, 26-27 Qershor 2008 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi –CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi per te dyten here brenda vitit, kursin e trainimit dy ditor me teme “Drejtimi i nje Partie Politike”.

Ky kurs trainimi u adresohej grave aktiviste prane partive politike te te gjithe spektrit politik.
Pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesuese te Forumeve te Grave prane PS-se, PD-se, LSI-se, PDK-se, PDR-se, por edhe perfaqesuese te OJF-ve qe punojne ne kete fushe.

Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve politike te grave. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto forume politike ne vend.

Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.

Kursi i tranimit u referua nga ekspertja dhe trainerja e CRCA-se, per ceshtjet politike. Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s me titull “Ideologjia dhe partitë politike”.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe u vleresua maksimalisht nga pjesmarreset.

Disa nga temat e referuara gjate trainimit si: organizimi i partise, demokracia e brendeshme ne partite politike, grate ne vendimmarrjet lokale, komunikimi me publikun, etj. ngjallen interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarresve. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL