Fillon Fushata Dere Me Dere Per Sensibilizimin E Grave Per Te Votuar

Fillon Fushata Dere Me Dere Per Sensibilizimin E Grave Per Te Votuar

Tirane, 2 Qershor 2009 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (CRCA), ne bashkepunim me Kaolicionin per Nxitjen e Pjesmarrjes se Grave, te Rinjve dhe Minoriteteve ne Politike filluan fushaten “ Dere me Dere” per sensibilizimin e grave per te votuar.

Fushata zhvillohet ne kuader te programit “Grate per Ndryshim” mbeshtetur nga Unifem.

Kjo fushate do te kete shtrirje ne rrethin e Tiranes, Vlores dhe Shkodres dhe pervec qyteteve do te mbuloje edhe disa komuna te ketyre rretheve.

Nepermjet kesaj fushate synohet ndergjegjesimi i grave per rolin e votes se tyre, rendesine e saj dhe rritjen e numrit te grave qe do te marrin pjese ne votime.

Skuadra qe realizon fushaten ne rrethin e Tiranes perbehet nga 14 te rinj djem dhe vajza te trainuar per realizimin dhe teknikat e perdorura ne fushaten dere me dere. Te rinjte jane ndare ne skuadra dhe secila skuader do te mbuloje nje zone te caktuar te qytetit apo fshatit ku do te zhvillohet fushata.

Anetaret e skuadres jane paisur me materiale ndergjegjesuese te cilat u shperndahen grave dhe vajzave te cilat ata takojne. Pervec tyre gjate kohes se fushates do te shperndahen edhe postera, fletpalosje etj.

Synohet qe fushata te ndikoje ne mentalitetin e grave per rendesine e votes personale, qe ato te votojne kandidatin qe besojne, duan dhe kandidatin me te mire sipas tyre.
Fushata eshte asnjeanese dhe synon vetem ti beje grate te dalin te votojne per kandidatin qe duan pavaresisht bindjeve politike. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL