Manifesti Rinor “Rinia Zgjidhja, Jo Problemi” Mjet Për Të Orientuar Partitë Politike, Parlamentarët, Ministrat Dhe Kryebashkiakët Tek Kërkesat Dhe Pritshmëritë E Të Rinjve

Manifesti Rinor “Rinia Zgjidhja, Jo Problemi” Mjet Për Të Orientuar Partitë Politike, Parlamentarët, Ministrat Dhe Kryebashkiakët Tek Kërkesat Dhe Pritshmëritë E Të Rinjve

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

Partitë politike, Parlamenti, Qeverisja Qëndrore dhe ajo Lokale luajnë një rol të rendësishëm në progresin e vendit dhe shoqërisë. Roli i tyre konsiston në krijimin e premisave për zhvillimin e vendit dhe grupeve shoqërore. Prandaj puna e tyre në promovimin e të drejtave të njeriut dhe të të rinjve është e një rëndësie të veçantë.

Gjatë vitit 2012, CRCA (një zyrë që punon për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në vend) në bashkëpunim me LRT-Lidershipi i të Rinjve të Tiranës (grupim i organizatave rinore dhe forumeve rinore të partive politike të cilat punojnë bashkarisht në interes të të rinjve), organizuan një sërë takimesh, konsultash dhe bisedash me të rinj nga i gjithë vendi, me qëllim mbledhjen dhe evidentimin e problemeve, shqetësimeve dhe kërkesave të tyre, të cilat më pas na sollën në formulimin e këtij Manifesti të të Rinjve shqiptarë.

Manifesti i të Rinjve Shqiptarë “RINIA ZGJIDHJA, JO PROBLEMI”, i drejtohet të gjitha Partive Politike, Parlamentarëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive në Shqipëri, për të përfshirë çështjet dhe problematikat rinore në programet e çdo partie politike, për të adresuar shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre dhe që partitë politike e të zgjedhurit qëndrorë dhe vendorë duhet ti kenë parasysh dhe të marrin masa për ti plotësuar ato.

Në këtë aspekt, ky Manifest ndihmon duke udhëzuar në shqetësimet dhe problemet kryesore që vetë të rinjtë kanë evidentuar si më të rëndësishmet, emergjentet apo më shqetësueset. Sigurisht që një pjesë e këtyre kërkesave nuk mund të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, por sidoqoftë ato shërbejnë si gurët udhërrëfyes në drejtim të ngritjes së programeve të qëndrueshme qeverisëse si në nivel qëndror dhe atë lokal.

Disa nga kërkesat e të rinjve në këtë manifest konsistojnë në: rritjen e punësimit të të rinjve; në sigurimin e një edukimi gjithëpërfshirës dhe cilësor; në rritjen dhe sigurimin e pjesmarrjes së të rinjve në vendimmarrje; në akses të garantuar në shërbime shëndetësore; dhe sigurimin e hapësirave publike për të rinjtë.

CRCA dhe LRT ftojnë të gjitha partitë politike, të gjithë parlamentarët, ministrat dhe kryebashkiakët që t’i vlerësojnë seriozisht kërkesat dhe pritshmëritë e të rinjve në vend, pasi të rinjtë janë e sotmja dhe e ardhmja e vendit.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL