Koalicioni mbështet kaukusin parlamentar të grave në kuvendin e Shqipërisë

Koalicioni mbështet kaukusin parlamentar të grave në kuvendin e Shqipërisë

Tiranë, 20 Shtator 2013 – Koalicionin për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, në vazhdimësi të punës lobuese e advokuese për arritjen e barazisë gjinore në politikë e vendimmarrje, njoftoi sot se ka vendosur të mbështesë krijimin e Kaukusit Parlamentar të Grave. Ngritja e kaukus është një ide e hershme e Koalicionit dhe konsiston në ngritjen e një grupi të grave parlamentare të cilat nxisin marrjen e nismave politike dhe ligjore në drejtim të rritjes së pjesmarrjes dhe përfaqësimit të grave e vajzave në politikë. 

Ideja e hedhur prej kohësh nga Koalicioni, për krijimin e Kaukusit, u bë sot realitet pas një sërë takimesh mes grave të njohura parlamentare, të cilat shprehën mbështetjen dhe angazhimin e tyre për krijimin e këtij grupimi.

Kaukusi i Grave Parlamentare do të jetë një strukturë informale e grave deputete të Parlamentit të Shqipërisë të cilat pavarësisht përkatësisë politike do të punojnë bashkarisht për avancimin dhe rritjen e numrit të grave në politikë dhe vendimmarrje, sepse çështjet gjinore nuk mund të kenë motivim dhe orientim politik.

Roli i Kaukusit do të jetë propozimi i iniciativave të reja dhe promovimi i instrumentave ligjorë për zbatimin e kuotës gjinore dhe sigurimin e barazisë gjinore. Disa nga iniciativat e para konkrete që do të ndërmarr Kaukusi do të jenë: propozimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor përmes instrumentave që do të siguronin zbatimin e kuotës gjinore; propozimet për përmirësime dhe ndryshime në Ligjin e Partive Politike në Shqipëri; lobim dhe avokim me kolegët e tjerë deputetë për t’i patur aleatë në iniciativat e sipërpërmendura; komunikimi me kaukuse dhe grupe të grave parlamentare në Parlamentin Europian dhe Parlamente të tjera.

Iniciativa për krijimin e Kaukusit të Grave Parlamentare dhe lehtësimi i tij nga Koalicioni mbështetet nga Olof Palme International Centre.

Për më shumë info mbi Koalicionin, kontaktoni:

Blerina Metaj,
Tel: 0672075400
E-mail: blerina.metaj@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL