Crca Trainon 20 Të Rinj Për Mekanizmat Që Mundësojnë Pjesëmarrjen Në Vendim-marrjen Lokale

Crca Trainon 20 Të Rinj Për Mekanizmat Që Mundësojnë Pjesëmarrjen Në Vendim-marrjen Lokale

13 Prill 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”, organizoi nje kurs trainimi një ditor me temë “Mekanizmat që mundësojnë pjesëmarrjen në vendim-marrjen lokale”.

20 të rinj, pjesë e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës si edhe përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, shoqërisë civile dhe studentë e të rinj të punësuar, u bënë pjesë e këtij trainimi.

Qëllimi i trainimit ishte forcimi i kapaciteteve të këtyre të rinjve për mjetet dhe mekanizmat që ata mund të përdorin për të inicuar dhe për tu bërë pjesë e proceseve vlerësuese dhe monitoruese të qeverisjes vendore, për të kërkuar llogari dhe përgjegjshmëri nga vendimmarrësit dhe për të ndikuar politikat lokale.

Synohet që këta të rinj të bëhen pjesë e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen, i cili nga ana e tij është një ndër mekanizmat që mundëson pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen lokale.

CRCA ka filluar tashmë lehtësimin e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen (VKQ), i cili është një mjet monitorimi me bazë komunitare dhe instrument për fuqizimin e komunitetit dhe nxitjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë sociale dhe publike të institucioneve vendim-marrëse. Ky proces targeton të rinjtë e grupmoshës 18-24 vjeç dhe vlerëson çështjet e punësimit rinor, pjesmarrjes në vendimmarrje dhe kohën e lirë.

Të rinjtë pjesëmarrës në trainim u njohën me aktorët që mundësojnë pjesëmarrjen, parimet mbi të cilat mbështetet pjesëmarrja dhe legjislacioni, mekanizmat që mundësojnë pjesëmarrjen të inicuara nga autoritetet dhe shoqëria civile dhe më specifikisht me fazat e procesit të VKQ-së, mënyrën e zbatimit, përfituesit dhe produktin e tij.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL