21 të rinj aktivistë të partive politike në vend trainohen nga crca për fushatën zgjedhore

21 të rinj aktivistë të partive politike në vend trainohen nga crca për fushatën zgjedhore

23-24 Prill 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”, organizoi kursin e trainimit dy ditor me temë “Fushata Elektorale”, për të rinjtë e partive politike në vend.

21 të rinj, aktivistë të forumeve rinore të partive politike të të gjithë spektrit në vend si PS, PD, LSI, PR, AK, PDIU, FRD morën pjesë në këtë trainim i cili synonte rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të tyre për të organizuar dhe drejtuar fushatat elektorale të partive në të cilat bëjnë pjesë.

Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua në mënyrë të tillë që ti përgjigjej nevojave që kanë këto forume politike në vend duke qenë se jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Materiali i referuar gjatë trainimit u bazua në Manualin e Trainimit të CRCA-s “Për Partitë dhe Forumet Politike në Shqipëri” dhe u organizua në tre module kryesore: Sistemet elektorale dhe Rëndësia e Fushatave elektorale; Strategjia dhe Planifikimi i Fushatës; Fushata në Veprim.

Metodologjia e përdorur në këtë kurs trainimi që konsistonte në ndërthurjen e materialit teorik me punën në grupe e diskutimet u vlerësua maksimalisht nga pjesmarrësit. Sipas tyre në këtë mënyrë informacioni përthithet më mirë, i nxit pjesmarrësit të bashkëpunojnë dhe të shprehin mendimet e tyre.

Tema të tilla si: planifikimi i fushatës, programi elektoral, strategjia e fushatës elektorale, imazhi, marrëdhëniet dhe komunikimi me median, mbledhja dhe menaxhimi i fondeve, ngjallën interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarrësve. Këto u vlerësuan nga pjesmarrësit si temat më interesante pasi i ndihmojnë në punën e tyre pranë partive ku aderojnë, në debate, përballje politike, për të vlerësuar rolin e rinisë në politikë dhe kontributin e tyre.

Trainimi u mbështet nga Olof  Palme International Center.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL