Women And Youth In Politics - News
Women And Youth In Politics - News
-
Nis faza finale e votimit për vlerësimin “Gruaja e Vitit 2015”
Tiranë 2 Dhjetor 2015 - Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri hapën sot fazën finale të votimit për Vlerësimin Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015”.
Kjo iniciativë, e lançuar në muajin Shtator të këtij viti, ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri,...
-
CRCA Shqipëri në Dialogun Global të Shoqërisë Civile me UN Women
23-24 Nëntor 2015 – HRH/CRCA Shqipëri merr pjesë në Dialogun Global të Shoqërisë Civile me temë “Nxitja e veprimeve për llogaridhënie dhe ndikim”, organizuar nga UN Women në kuadër të axhendës ‘Planeti 50-50 deri në 2030-ën’.
Ky takim organizohet në një moment të rëndësishëm të historisë kur një axhendë transformuese për përparim dhe prosperitet njerëzor për periudhën pas-2015, e cila...
-
Kuota gjinore dhe për minoritetet të përfshihen në Kushtetutën e Shqipërisë
Tiranë, 03. 11. 2015 - Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut (HRH), në vazhdimësi të punës disa vjeçare për vendosjen dhe zbatimin e kuotës gjinore në Kodin Zgjedhor, ka kërkuar së fundmi përfshirjen edhe në Kushtetutën e Shqipërisë të kësaj kuote si edhe kuotës për minoritetet.
Në kuadër të reformës në drejtësi,...
-
50% e Kuvendit të ardhshëm të jenë gra dhe vajza
DEKLARATË PUBLIKE
KUVENDI I SHQIPËRISË TË NIS DISKUTIMET PËR KODIN ZGJEDHOR
Tiranë, 07 Tetor 2015 - Zgjedhjet e fundit Vendore të 21 Qershorit 2015 sollën një rritje të konsiderueshme të pjesmarrjes së grave si kandidate për këshillat bashkiakë, pas vendosjes së kuotës gjinore 50% në Kodin Zgjedhor. Por pavarësisht...
-
Hapen nominimet për vlerësimin kombëtar “Gruaja e vitit 2015”
NJOFTIM PËR SHTYP
Tiranë 28 Shtator 2015 - Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri hapën sot fazën e Nominimeve për Vlerësimin Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015”.
Kjo iniciativë ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në...
-
Për herë të parë 15% e bashkive të vendit drejtohen nga gra e vajza
Tiranë, 3 Shtator 2015 - Pasi ka përfunduar procesi i mandatimit të kryetarëve të rinj të 61 bashkive të vendit, pas zgjedhjeve vendore 2015, rezulton se 9 bashki në rang vendi ose 14.7% janë fituar dhe do të drejtohen nga kryebashkiake gra e vajza.
Këto zgjedhje përveç votimit për herë të parë sipas reformës së re territoriale, bënë të mundur edhe rritjen e pjesëmarrjes dhe...
-
Parlamenti i Shqipërisë miraton ndryshimet në kodin zgjedhor lidhur me kuotën gjinore
Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë përgëzon Aleancën e Grave Deputete, Kuvendin dhe parlamentarët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, përmes kësaj deklarate dëshiron të përgëzojë Aleancën e Grave Deputete, Kuvendin e Shqipërisë dhe të gjithë parlamentarët për...