Voto Të Rinjtë e Vitit 2016

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) në bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës dhe CRCA Shqipëri, mbështetur nga Olof Palme International Center, në muajin Tetor të këtij viti, hapi Thirrjen për Nominime në kuadër të nismës “TË RINJTË E VITIT 2016 NË SHQIPËRI”.

Nisma “Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shqipëri” synonte që vetë të rinjtëtë identifikonin, rendisnindhe vlerësoninpublikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që më së miri përgjatë vitit 2016kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë. Përmes kësaj thirrje u ftuantë gjithë partnerët dhe individët e interesuar që të nominoninme propozimet e tyre të rinj që kanë dhënë kontributin e tyre në tre kategoritë si më poshtë:

  • I riu / e reja e Vitit 2016 në Shoqëri Civile;
  • I riu / e reja e Vitit 2016 në Politikë;
  • I riu / e reja e Vitit 2016 në Media;

Ata mund të ishin drejtues të organizatave rinore, politikanë të rinj, gazetarë të rinj, të rinj që frymëzojnë të rinj të tjerë, të rinj nismat e të cilëve kanë fuqizuar komunitetet ku ata jetojnë, sidomos ato më të margjinalizuara, të rinj që kanë nxitur krijimin e lëvizjeve lokale apo kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, fëmijëve, të rinjve, grave apo të moshuarve!

Përgjatë periudhës Tetor-Nëntor 2016, kanë aplikuar dhe janë nominuar 97 të rinj të moshës 15 deri në 30 vjeç, nga e gjithë Shqipëria! Pas fazës së parë të nominimeve dhe aplikimeve, organizatat anëtare të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës vendosën dhe përzgjodhën së bashku 21 të rinj, bazuarnismat dhe rezultatet e arritura prej tyre në komunitetet përkatëse, sipas 3 kategorive të sipërpërmendura. 21 të rinjtë e përzgjedhur janë kryesisht të rinj që me nismat e tyre kanë fuqizuar komunitetet ku ata jetojnë, sidomos ato më të margjinalizuara, të rinj që kanë nxitur krijimin e lëvizjeve lokale apo kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, fëmijëve, të rinjve, grave apo të moshuarve!

Nga vetë titulli “Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shqipëri” nisma kishte si qëllim të identifikonte  të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria në fushat e sipërpërmendura, por bazuar tek nismat dhe rezultatet/impakti i gjithësecilit prej të nominuarve dhe aplikantëve ky numër i synuar nuk u arrit.

Prej datës 2 Dhjetor 2016 deri në datën 15 Dhjetor 2016, ora 12:00 pm,të rinjtë e të rejat dhe publiku i gjerë nga e gjithë Shqipëria ftohen të votojnë online për të zgjedhur fituesin/en e Çmimit Kombëtar “Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shqipëri”në Shoqëri Civile, Politikëdhe Media.

Të 21të rinjtë, në muajin Dhjetordo të ftohen në një event të posaçëmku do të prezantohen përpara të ftuarve specialë nga Kuvendi, Qeveria Shqiptare, institucionet publike, organizatat joqeveritare, partitë politike, ambasadat dhe partnerët tanë. 

Të Rinjtë e Vitit 2016 në Media

Shezeina RAMA
43% (3043 votes)
Harbi ALIAJ
25% (1806 votes)
Aulon KALAJA
24% (1687 votes)
Denisa ÇERMA
9% (625 votes)
Total votes: 7101

Të Rinjtë e Vitit 2016 në Politikë

Ervin SALIANJI
44% (4336 votes)
Dorina KUKA
42% (4083 votes)
Albano IDRIZI
6% (544 votes)
Kejdi MEHMETAJ
5% (488 votes)
Ira VEJSIU
2% (183 votes)
Dejana KALLOGJEROVIÇ
2% (233 votes)
Total votes: 9774

Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shoqëri Civile

Edlira DURMISHAJ
62% (6992 votes)
Arjet PERVIZI
12% (1343 votes)
Arbër HAJDARI
11% (1258 votes)
Marsida KARAI
4% (442 votes)
Ina TOSKA
3% (353 votes)
Nestor FURXHI
3% (339 votes)
Jetmira HALILAJ
3% (367 votes)
Ardit MEKSHIQI
1% (98 votes)
Besart COPA
1% (82 votes)
Flogerta KRYPI
1% (102 votes)
Albana DELILAJ
1% (120 votes)
Total votes: 11240

Voto Të Rinjtë e Vitit 2016

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL