Puna e fëmijëve, është një fenomen që është i shtrirë në të gjitha vendet e Botës. Për eleminimin e saj Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka vendosur që vitin 2021ta shpallë si Viti Ndërkombëtar për Eleminimin e Punës së Fëmijëve. Ajo miratoi së fundmi edhe një rezolutë, në të cilën i kërkon Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që të marrë përsipër edhe zbatimin e strategjive kundër punës së fëmijëve.
Rezoluta përcakton angazhimet e të gjitha shteteve anëtare për masat që duhet të ndërmarrin për ti dhënë fudn skllavërisë së fëmijëve dhe trafikimit njerëzor dhe për të ndaluar e eleminuar format më të këqija të punës së tyre, duke përfshirë këtu edhe rekrutimin e fëmijëve ushtarë, e gjitha kjo brenda 4 viteve të ardhshme.
Në Shqipëri situata e fëmijëve që punojnë shfaqet nga fëmijët e rrugës, të cilët detyrohen të lypin deri te fëmijët që punojnë në biznese të ndryshme në të zezë dhe që nuk janë të identifikuar. Bazuar në të dhënat e deritanishme të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare:
Mbi 50,000 fëmijë punojnë në punë të lehta e të rënda, për të siguruar mbijetësën e familjeve të tyre;
Mbi 2600 fëmijë në Shqipëri lypin dhe jetojnë rrugëve.
Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë në sektorin agrar dhe atë të punëve të shtëpisë. Sidoqoftë mungojnë të dhënat e plota për numrin e fëmijëve që punojnë. Këto të dhëna bëhen më të vështira për t’u identifikuar, po të merret parasysh përkufizimi i cunguar që përdoret nga Inspektoriati i Lartë i Punës mbi punën e fëmijës. Ky fakt na shtyn të besojmë se fenomeni i fëmijëve që punojnë dhe i fëmijëve në situatë rruge janë në përmasa shumë herë më të mëdha, sesa ajo që njihet ose që është e dukshme.
CRCA/ECPAT Shqipëri është angazhuar prej 24 vjetësh në luftën për eleminimin e punës së fëmijëve.
Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/ECPAT Shqipëri thekson se “Shpallja e vitit 2021 si një vit kundër fenomenit të punës së fëmijëve, rrit akoma më shumë përgjegjësinë dhe angazhimin tonë për të punuar për eleminimin e punës së fëmijëve”.
Në Shqipëri, nuk ekzistojnë programe sociale dhe mbështetjeje që adresojnë problematikat në këtë sektor sa të rëndësishëm për një vend aq edhe të dëmshëm e shfrytëzues për fëmijët. Situata mbetet e rëndë, pasi në vendin tonë shërbimete mbështetjes së familjes dhe fëmijëve, që duhet të sigurojnë ushqimin bazë apo ndjekjen e shkollës falas janë tërësishtë të papërfillshme dhe të papërshtatshme.
Punësimi i fëmijëve, është një fenomen sa lokal aq edhe global. 152 milion fëmijë nga mosha 5-17 vjeç në të gjithë botën shfrytëzohen ende në punë fëmijësh, mes tyre 73 milionë në punë të rënda. Pothuajse gjysma e viktimave të punës së fëmijëve (48 përqind) janë të moshës 5-11 vjeç; 28 përqind ishin 12-14 vjeç; dhe 24 përqind ishin 15-17 vjeç.