5% TË PBB-së, PËR ARSIMIN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE TANË!

5% TË PBB-së, PËR ARSIMIN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE TANË!

DEKLARATË PUBLIKE

Tiranë, 12 Dhjetor 2018 – Organizatat e Shoqërisë civile me anë të kësaj deklarate publike duan të shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e studentëve për rritjen e buxhetit të arsimit në Shqipëri në masën 5 % të prodhimit të përgjithshëm bruto (PBB).

Shqipëria investon vetëm 3.3% e PBB-së për arsimin, shifër kjo larg standardit ndërkombëtar dhe atij rajonal. Kjo masë e ulët e investimeve cënon të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve për ofrimin e arsimit publik pa pagesë, cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Në vende me të ardhura si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë në arsim do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë  në të ardhurat vjetore të një vendi për person.

Prej vitesh Koalicioni për Arsimin nëShqipëri (ACE) dhe Organizatat e Shqoqërisë Civile i kanë kërkuar Qeverisë, Kuvendit dhe çdo partie politike alokimin me 5% të PBB për arsimin në vend.

5% E PBB PËR ARSIMIN GARANTON:

  • Sigurimin e arsimit publik cilësor, gjithëpërfshirës dhe pa pagesë për çdo fëmijë dhe të ri kudo në Shqipëri.
  • Rritje të investimeve në infrastrukturën, në laboratorë, klasa, palestra dhe biblioteka cilësore.
  • Rrit cilësinë e mësimdhënies duke u përkthyer kjo në rritje të arrijeve akademike të krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian.

Ne shprehim bindjen tonë se e drejta e çdo individi për arsim publik falas, cilësor dhe të garantuar për të gjithë, është një e drejtë bazë e njeriut që duhet respektuar nga të gjithë. Në këtë kuadër ne ftojmë Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjithë institucionet, partitë politike dhe partnerët socialë, që së bashku të bëjnë të pamundurën për të respektuar dhe garantuar këtë të drejtë.

Rrjetet dhe organizatat që i bashkohen thirrjes:

RRJETET

  1. Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE)
  2. Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN)
  3. Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve “VEPRO PËR FËMIJËT!”
  4. Shtëpia e të Drejtave të Njeriut (HRH)
  5. Rrjeti i Grave për Demokraci

ORGANIZATAT

  1. Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve, Shqipëri (CRCA)
  2. Linja e Këshillimit të Fëmijëve - ALO 116
  3. Laboratori i Politikave për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri
  4. Ambasada PINK Shqipëri
  5. Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve
  6. Shoqata Ndihmoni Jetën
  7. Instituti Shqiptar për studime Ligjore dhe Territoriale (ALTRI)
  8. Qendra Kombëtare për Studime Sociale
  9. La casa nel Cuore
  10. Down Syndrom Albania
  11. Partnerë për Fëmijët
  12. Fondacioni Arsimor Shqiptar
  13. World Vision Albania
  14. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  15. Albanian Disability Rights Foundation
  16. Qendra Europiane
  17. Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën
  18. Save the Children Shqipëri
  19. Qendra VATRA, Vlorë
  20. Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin
  21. Në Dobi të Gruas Shqiptare
  22. Action for Change and Transformation
  23. Rromano Kham 
  24. Terre des Hommes
  25. ARSIS, Organizatë Shoqërore për Përkrahjen e të Rinjve
  26. MERIDIA Shqipëri

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL