Ambasada e Republikës së Sllovenisë mbështet për të dytin vit radhazi trajnimin e mësuesve rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve!

Durrës 18, 19 Shtator 2021– Për të dytin vit radhazi, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Instituti për Promovimin e Edukimit në Kosovë me mbështetje të Ambasadave të Republikës së Sllovenisë në Shqipëri dhe Kosovë,  trajnuan mësuesit nga Shqipëria dhe Kosova rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
I orgnaizuar nën kujdesin e veçantë të Ambasadorit të Sllovenisë në Tirane, Sh.t.Z. Peter Japlj, eksperte të të drejtave të fëmijëve nga Sllovenia, pajisën mësuesit me njohuri dhe aftësi për të vendosur edukimin e fëmijëve rreth të drejtave të tyre në qendër të zhvillimit të mësimit.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Z.Japlj thekosi se: “Sllovenia mbështet fort fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve rreth të drejtës për arsimi. Këtë e kemi bërë prej shumë kohësh, qysh prej zhvillimit të Programit Botëror për të Drejtën për Arsim në 2005. Brenda organizatës më të madhe rajonale në botë, OSBE -së, ne propozuam zbatimin në 2005, të projektit konkret për edukimin e të drejtave të njeriut “Të drejtat tona” për fëmijët. Ajo bazohet në Konventën e OKB -së për të Drejtat e Fëmijëve”

Trajnimi i cili përfshiu rreth 30 mësues nga të dy vendet, bëri të mundur pajisjen me njohuri bazë dhe të domosdoshme për të drejtat e fëmijëve në shkollë dhe komunitet dhe duke prezantuar edhe gjendjen e të drejtave të tyre në këto ambiente arsimimi si dhe rastet e shkeljes së tyre.
Ambasadorja Blanka Jamnišek, duke theskuar rëndësinë e këtij trajnimi nënvizoi se“Edukimi për të drejtat e njeriut është thelbësor për krijimin dhe e një shoqërie demokratike, tolerante dhe të qëndrueshme duke promovuar vlerat njerëzore dhe respektin reciprok. Sidoqoftë, respektimi i të drejtave të njeriut mund të arrihet vetëm duke i informuar dhe mësuar njerëzit, natyrisht edhe fëmijët, për të drejtat e tyre, si dhe të drejtat e të tjerëve dhe duke krijuar një interes aktiv për këto të drejta, si në nivel individual ashtu edhe në atë komunitar.”

Mësuesit e trajnuar u njohën gjithashtu me Konventën e të OKB për të drejtat e fëmijëve, legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mekanizmat kombëtare dhe institucionet përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijmëve.
Trajinimi i ogranizuar në kuadër të zbatimit të projektit “Të Drejtat Tona”, realizohet për herë të dytë në Shqipëri. Deri më sot më shumë se 200.000 fëmijë kanë mare pjesë në këtë projekt në 26 shtete në Europe, Azi, Lindje e Mesme, Amerika Latine dhe Afrikë. Ky projekt është zhvilluar në Shqipëri, Azerbajxhan, Australi, Austri, Belgjikë, Brazil, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Egjipt, Gaza (Palestinë), Gjermani, Gjeorgji, Indi, Irlandë, Jordani, Kosovë, Moldavi, Mali I Zi, Marok, Maqedonia e Veriut, Rusi, Serbi, Slloveni, Turqi dhe Ukrainë.


Deetajet e Lajmit
September 19, 2021
210
Kategoria