Falë këtij bashkëpunimi, Bashkia Devoll fillon rrugëtimin për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shoqërore për shtresat në nevojë dhe të pambrojtura

CRCA/ECPAT Shqipëri, me mbështetjen e UNDP Shqipëri, prezantoi sot para përfaqësuesve të Bashkisë Bilisht nismën “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale në Bashkinë Devoll”. Nisma ndërmerret në kuadrin e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Sociale në nivel lokal (IMSPSD), i zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG.
CRCA dhe Bashkia Devoll do të punojnë së bashku me qëllim garantimin e të drejtës për cdo person të komunitetit Rom dhe Egjiptian, personave me aftësi të kufizuara, gra dhe fëmijë të përfitojnë shërbime sociale në përputhje me të drejtat e njeriut dhe legjislacionit kombëtar.
Nisma nëpërmjet përdorimit të tekonologjisë për mbledhjen e të dhënave, fuqizimin e kapaciteteve të punonjësve të bashkisë Devoll dhe rritjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit të komuniteteve do të mundësojë nga njëra anë parandalimin e problemeve sociale dhe nga ana tjetër do të adresojë në kohë reale dhe efikase nevojat e komunitetit për shërbime sipas qasjes multisektoriale.
Nisma e CRCA do të zbatohet në rrethin e Devollit, ku lëvizjet demografike drejt qyteteve të tjera dhe i fshatrave përreth drejt qytetit kanë sjellë probleme të reja sociale, ekonomike dhe të infrastrukturës, duke e bërë edhe më të vështirë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të shërbimeve publike në qytet e veçanërisht për zonat rurale.
 
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën
linda.pino@crca.al
crca@crca.al


Detajet e Lajmit
July 17, 2020
150
Kategoria