Ktheni vëmendjen në luftën kundër varfërisë së fëmijëve në Europë!

Ktheni vëmendjen në luftën kundër varfërisë së fëmijëve në Europë!

Liderët e Bashkimit Europian të trajtojnë urgjentisht varfërinë e fëmijëve në EU në planin e rimëkëmbëjes së BE-së!

Përgjatë datave 17 dhe 18 Korrik, të gjithë liderët e BE-së, do të takohen për të diskutuar mbi Planin e Rimëkëmbjes së BE-së dhe për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të vendeve të bashkimit European, situatë kjo që do të ndikojë shumë në interesin dhe të mirën e fëmijëve tanë, sot dhe në të ardhmen. Eurochild u kërkon udhëheqësve të BE-së të vendosin interesat më të mirë të fëmijëve në qendër të vendimmarrjes së tyre duke siguruar, të paktën 5% të burimeve të Fondit Social Europian Plus për të zvogëluar varfërinë e fëmijëve në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Eurochild është një netëork mbarë European me mbi 200 organizata të bashkuara duke njohur të drejtat e zbatuara të fëmijëve. Puna e këtij rrjeti bazohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Eurochild e mirëpret angazhimin e Bashkimit Europian, në zhvillim të strategjive gjithëpërfshirëse të BE-së, për të drejtat e fëmijës dhe një garanci europiane ndaj tyre. Megjithatë situata në të gjitha vendet e Bashkimit European paraqitet ende shqetësuese, pasi:

- 23 milion fëmijë në BE janë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. (Eurostat, 2018) Nëse do ta shprehim në shifra, 1 në 4 fëmijë ose nuk marrin ushqim e nevojshëm, nuk kanë një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme për të jetuar e studiuar ose burime zhvillimi.

- Fëmijët vazhdojnë të jenë në rrezik më të lartë të varfërisë (24.3%) sesa popullsia e përgjithshme (21.9%) në BE. (Eurostat, 2018)

- Në vendet europiane, më shumë se 1 në 5 fëmijë (0-17 vjet) jetojnë në një familje me shumë persona.

Fatkeqësisht, pandemia dhe karantina e detyruar ka përkeqësuar pabarazitë sociale. Mbylljet e shkollave, distancimi shoqëror dhe kufizimi kanë rritur, mes të tjerash, rrezikun e kequshqyerjes mes fëmijëve, rrezikun e dhunës në familje dhe uljen e aksesit në shërbimet jetësore të familjes.  Fëmijët tashmë kanë vuajtur edhe statusin e migracionit apo edhe kanë vuajtur mbylljne e detyruar në kushtë të vështira shtëpiake, si shkak i krizës globale dhe diavantazheve të saj.

Në ndihmë të familjeve vulnerabël,do të nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të kapërcyer dasitë arsimore dhe për të mbështetur e forcuar sistemet e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo situatë do të ndihmonte së tepërmi shmangien e pasojave afatgjata në dështimin e të drejtave të fëmijëve. Ne kemi nevojë për më shumë burime dhe përpjekje, për të trajtuar dhe kapërcyer sfidat e ngritura nga pandemia, duke siguruar që asnjë fëmijë në Europë të mos mbetet pas.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, pasojat dhe rënia ekonomike pas pandemisë COVID-19 mund të rrisë varfërinë e familjeve deri në fund të vitit 2020 me 15% në të gjithë botën, (UNICEF dhe Save the Children, maj 2020). Alarmi për varfërinë është ngritur përsëri. Eurochild Ikërkon nga  Bashkimi Europian, si një nga rajonet më të pasura në botë, të ndërmarrë veprime për të vënë theksin mbi varfërinë e fëmijëve.

Fëmijët rrezikojnë të jenë viktima të padukshme të pandemisë. Është detyrë e liderëve të BE-së, të krijojnë mirëqënie për ata sot dhe në të ardhmen. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve nuk është vetëm çështje vlerash, parimesh dhe detyrimesh ligjore. Ajo është gjithashtu themeli mbi të cilin të gjithë fëmijët rriten dhe zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Eurochild, në emër të komunitetit të të drejtave të fëmijëve në Europë, pret që liderët e BE të mbështesin propozimin në buxhetin e BE-së 2021-27 që secili Shtet Anëtar të alokojë të paktën 5% të Fondit Social Europian Plus për të adresuar varfërinë e fëmijëve, në përputhje me Rekomandimin e Këshillit për Garancinë e Fëmijëve.

Ndarja e këtyre burimeve do të ndihmojë në zbatimin e reformave të nevojshme për të siguruar që të gjithë fëmijët dhe familjet të marrin shërbimet dhe mbështetjen e nevojshme.

Eurochild së bashku me të gjithë fëmijët në Europë, jemi të gatshëm të kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL