Altin Hazizaj, zgjidhet anëtar i Bordit të ECPAT International, organizatës më të madhe në botë kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Altin Hazizaj, zgjidhet anëtar i Bordit të ECPAT International, organizatës më të madhe në botë kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Tiranë, 8 Dhjetor 2021 – Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, sot u shpall fitues i zgjedhjeve për të përfaqësuar Europën Lindore dhe Azinë qendrore në Bordin Drejtues të ECPAT International, organizatës më të madhe në botë që lufton kundër shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të fëmijëve. Pjesë e konkurimit për të marrë votat e shumicës së anëtareve të ECPAT në Europë ishin edhe përfaqësuesit e Serbisë dhe Hungarisë.

Altin Hazizaj vjen në këtë detyrë pas një eksperience mbi 30 vjeçare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Ai drejton CRCA/ECPAT Shqipëri që prej vitit 2002, ndërkohë që organizata tashmë bëhet gati të festojë 25 vjetorin e saj. Në punën e saj CRCA/ECPAT Shqipëri ka shpëtuar më shumë se 3000 fëmijë nga shfrytëzimi për qëllime seksuale apo për punë të rënda. Ajo është një ndër agjensitë kryesore për mbrojtjen e fëmijëve, duke krijuar shërbime kombëtare si: ALO 116-111, ISIGURT.AL, Barnahus Shqipëri dhe Qendra kombëtare për Ri-Integrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin.

ECPAT International, është një rrjet global i përbërë nga 118 organizata të shtrira në 109 shtete, që punojnë për t’i dhënë fund abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në mbarë botën. Që prej themelimit të saj, ECPAT International ishte ndër organizatat e para në botë që coi shqetësimin për trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në nivel global, duke u kthyer në zyrën dhe dalë në mbrojtje të të gjithë fëmijëve viktimave.

Prej disa muajsh, ECPAT International kishte nisur përzgjedhjen jo vetëm të drejtuesit të ri të saj, por edhe të Bordit Drejtues, që përcakton drejtimet kryesore të punës dhe nismave që organizata zhvillon në nivel global. CRCA/ECPAT Shqipëri është anëtare e ECPAT International që nga viti 2005.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL