Në datë 14 Shtator mbi 500 mijë fëmijë anembanë Shqipërisëdo t’i drejtohenshkollave publike në vend. Po në këtë datë, rreth 100,000 fëmijë që jetojnë nëvarfëri do të ulen në bankat e shkollave të paveshur, të paushqyer dhe me shumë mundësi të uritur. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europëpër buxhetine arsimit.
Të dhëna të Bankës Botërore tregojnë se 14% e popullsisë në Shqipëri jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë. Po ashtu të dhënat e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë evidentojnë se varfëria reale në Shqipëri është rreth 40%, ku rreth 28% e fëmijëve jetojnë në familje të varfra që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe mbi mbi 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punë familjare për të siguruar mbijetesën e tyre.
Në serë studimesh mbi nivelin e varfërisë të fëmijëve,raportojnë se 20.14% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi në sigurimin e nevojave bazë të jetesës dhe vetëm 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në 5 ditë të javës. 
Është e rëndë të pranosh që në vitin 2015 ka ende fëmijë në Shqipëri qëdo të ulen në bankat e shkollave tëpangrënë, të uritur dhe pa asnjë mundësi për të marrë një vakt falas nga shteti i tyre! Varfëria shpesh i kthen fëmijët në viktima të shfytëzimit, dhunës, përjashtimit dhe diskriminimit. Shqipëria dhe Qeveria shqiptare kanë për detyrë që të kujdesen për ekzistencën bazë dhe ushqimin e të gjithë këtyre fëmijëve!
Për të garantuar që çdo fëmijë në mbarë vendin të gëzojë të drejtën universale për arsim publik, nëpërmjet kësaj deklarate, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri i kërkonKuvendit të Shqipërisë, Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë të Arsimit dhe Sportit sa më poshtë vijon: 

Ushqim falas në shkollat publike për çdo fëmijë të varfër në Shqipëri! 
Të rrisë me jo më pak se 5% të GDP buxhetin për arsimin, duke filluar nga viti 2016; 
Të rishikohet skema e ndihmës ekonomike me qëllim që të rritet shuma e përfitimit për çdo familje, e cila ka në përbërjen e saj fëmijë të regjistruar në arsimine detyruar parauniversitar publik. 

Për çdo informacion të mëtejshëm jeni të lutur të kontaktoni Znj.Linda Pino në adresën linda.pino@crca.al tel +355 (0)67 60 75 400 


Detajet e Lajmit
September 22, 2015
388
Kategoria