Tiranë, 23 Qershor 2021- Ne, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në vend, kemi ndjekur me interes gjithë procesin nëpër të cilin ka kaluar Projektligji i ri “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, i cili pritet të votohet në seancën plenare të datës 24 qershor 2021. Kjo deklaratë është në vazhdim të të gjithë reagimeve që ne kemi bërë në lidhje me këtë proces.
Ky proces që ka zgjatur për më shumë se sa një vit, nga momenti kur projektligji u bë publik nga Ministria e Drejtësisë e deri në aprovimin e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pavarësisht angazhimit të ekspertizës së huaj, nuk ka respektuar parimet dhe kuadrin ligjor të konsultimit publik në Republikën e Shqipërisë. Përqasja e institucioneve nuk ka qenë gjithëpërfshirëse për të mundësuar uljen e gjithë aktorëve në një diskutim të hapur për një projektligj tepër të rëndësishëm për funksionimin e sektorit. Komunikimi me grupet e interesit ka qenë jotransparent, duke cënuar mundësinë e përfshirjes dhe dhënies së kontributit domethënës nga ana e tyre.
Ne konstatojmë që një pjesë e rëndësishme e shqetësimeve të ngritura dhe rekomandimeve të dhëna nga sektori për garantimin e të drejtës së organizimit, nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë reflektuar në projekt ligjin e publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ky projektligj ligj pritet të hidhet për votim pa qartësinë e nevojshme të kostove financiare që shoqërojnë krijimin dhe administrimin e regjistrit elektronik. Kjo edhe për faktin sepse institucionet përgjegjëse për krijimin dhe manaxhimin e regjistrit nuk janë shprehur për këtë çështje. Projektligji pritet të miratohet pa një afat kohor të përcaktuar për krijimin dhe fillimin e funksionimit të regjistrit. E gjitha kjo ngre pikëpyetje për kohën dhe cilësinë e zbatimit të kësaj iniciative ligjore.
Për ne, organizatat e shoqërisë civile, projektligji cënon rëndë të drejtën e organizimit vullnetar, parimin e qartësisë ligjore dhe parimin e proporcionalitetit në vendosjen e masave shtrënguese. Projektligji krijon mbivendosje të masave shtrënguese dhe raportim të dyfishtë me kuadrin ligjor ekzistues. Sa më lart, projektligji bie në kundërshtim me Ligjin 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e sektorit, si dhe standardet ndërkombëtare për të cilat vlerësojmë që Shqipëria po hedh hapa prapa.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e krijimit të regjistrit elektronik, jo vetëm si një nevojë për të adresuar rekomandimet e MoneyVal por mbi të gjitha si një përmbushje e kërkesës shumëvjeçare të vetë sektorit që mundëson vlerësimin e duhur të rolit dhe impaktit të punës së tij. Çdo nevojë për të adresuar detyrimet ndërkombëtare nga ana e shtetit shqiptar, nuk duhet të cënojë të drejtën e grupeve të interesit për t’u dëgjuar dhe konsultuar nëpërmjet një procesi efektiv.
Në këto kushte, ne organizatat e shoqërisë civile i kërkojmë Kuvendit të mos miratojë këtë projektligj dhe të mundësojë hapjen e një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës në përgjigje të kërkesave dhe rekomandimeve të ardhura nga vetë sektori.
Ne mbetemi të angazhuar për të ofruar ekspertizën tonë në një proces të riformatuar sipas parimeve të mësipërme por gjithashtu jemi të vendosur për ta ndjekur më tej këtë çështje brenda hapësirave që lejon kuadri ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar.
(sipas rendit alfabetik)
ACLI – IPSIA (Shqipëri)
Act for Society
Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave – AIEN
Albcontact Center
Alternative Pro
AMARODROM
Art Kontakt
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë
CESVI COOPERAZIONE E SVILUPPO – ONLUS – Përmet
Civil Society Development Center – CSDC Shkodër
Consulting and Development Partners
CO-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
COSPE Albania
Dorcas Aid International Albania
Fondacioni Agrinas Shqipëri
Fondacioni Shoqëria e Hapur pëe Shqipërinë
Fondacioni Royal Albania
Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale
Forumi Shqiptar – Liqeni i Shkodrës
GO2 Organizata për Planifikim të Qendrueshëm Urban
Gruaja në Integrim
Gruaja në Zhvillim Shkodër
Gruaja në Zhvillim Tiranë
Gruaja tek Gruaja
Gjelbërimi 2000 – Vlorë
Instituti i Europës Juglindore për Kontratën Shoqërore
Instituti i Studimeve Politike
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare
Integrimi Association in Tropoja
Intelektualet e Rinj Shpresë
Joscelyn Foundation
Këshilli i Shoqatave të Shërbimeve Sociale të rrethit të Durrësit
Klubi Ekologjik Elbasan
Klubi i Sipërmarrësve të Rinj
Koalicioni për Arsimin në Shqipëri
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Komuniteti Papa Xhovani XXIII
Lëvizja Evropiane në Shqipëri – EMA
Lëvizja Rinore Egjiptianë Romë
Me Komunitetin për Ndryshim – Vlorë
Milieukontakt Shqipëri
Misionarët e të Drejtave Sociale, Kuçovë
Në Dobi të Gruas Shqiptare
Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
Opera Madonina del Grappa
Organizata “Diellëza”
Organizata “Drejtësi Sociale”
Organizata “Faktoje.al”
Organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”
Organizata New Bridges – Berat
Organizata Resurset Natyrore në Zhvillim
Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës (Malteser Shqipëri)
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Power of Education
Projekte Vullnetare Ndërkombëtare (PVN)
Protect Me – Vlorë
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Qendra Burimore e Mjedisit, Shqipëri – (REC Albania)
Qendra “Genesis”
Qendra “Gratë në Shërbim Publik”
Qendra e Gruas “Hapa të Lehte” – Shkodër
Qendra “Epoka E Re”
Qendra “Kolping”
Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike
Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë
Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar – Shkodër
Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara – QSHPLI
Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim – (EPER Center)
Qendra No Limits
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA
Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
Qendra Plan & Go
Qendra Psiko – Sociale ” Vatra”
Qendra Rinore Arka
Qendra Rinore Pukë
Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz
Qendra Shkence dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
Qendra Shqiptare – YMCA
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore
Roma Active Albania
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri – BIRN Albania
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN
Rrjetit për Demokraci të Grave – (WDN)
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë – (TLAS)
Shoqata “Agropuka”
Shoqata “Antigonea” – Gjirokastër
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë
Shoqata BID- Bisness Improvement District- Berat
Shoqata “Dimension Human”
Shoqata “Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore”
Shoqata “Ndihmoni Jetën”
Shoqata “Njerëzit të parët”
Shoqata “Horizont i Hapur”
Shoqata “Përtej Barrierave”
Shoqata Gruaja në Zhvillim
Shoqata “Rreze Shprese”
Shoqata Shpresë për të Ardhmen
Shoqata “Together for Roma Integration” (TIRC)
Shoqata “Udhëtim i Lire “
Shoqata “Unë, Gruaja”
Shoqata Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare
Shoqata Kombëtare paraplegjike-tetraplegjike “Shpresë dhe Dashuri”
Shoqata Kombëtare për Integrim e Zhvillim
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë të Gjuhës Italiane – (A.P.A.D.I)
Shoqata Multifunksionale për Kulture, Zhvillim dhe Edukim
Shoqata në Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut
Shoqata e Paraplegjikeve dega Shkodër
Shoqata e Personave me Aftsi t Kufizuara
Shpresë për Botën
Shprese për Ne – Vlorë
Të rinjtë e Urës Vajgurore
Trajnerë në Edukim
The Door
Unioni i Gazetarëve Shqiptare (UGSH)
Voice of Roma in Albania
YMCA Shkodër
Youth Voice Network
YWCA of Albania
Zejtarët e Veriut