Thirrje Për Nominime - Vlerësimi kombëtar “Gruaja e Vitit 2015”

Thirrje Për Nominime - Vlerësimi kombëtar “Gruaja e Vitit 2015”

Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe në partneritet me The Olof Palme International Centre, ka kënaqësinë që të njoftojë hapjen e Thirrjes për Nominime për Çmimin “Gruaja e Vitit 2015”.

Kjo iniciativë ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre  në fusha të vështira shoqërore si politika, media dhe shoqëria civile.

Përmes kësaj thirrje ne ftojmë të gjithë partnerët tanë dhe individët e interesuar që të nominojnë me propozimet e tyre gra dhe vajza që kanë dhënë kontributin e tyre në fusha si politika, media dhe shoqëria civile,përgjatë vitit 2015 në vendin tonëdhe njëkohësisht që kanë mbështetur gra dhe vajza të tjera në këto fusha.

Dhënia e këtij çmimi, do të synojë të shërbejë gjithashtu si një nxitje për gratë dhe vajzat në fushat e sipërpërmendura për të mbështetur dhe përkrahur gra dhe vajza të tjera, në vitet në vijim, të cilat dëshirojnë të punojnë e kontribuojnë në politikë, shoqëri civile dhe media.

Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin “Gruaja e Vitit 2015” janë: 

  • Gruaja e Vitit 2015 në Politikë
  • Gruaja e Vitit 2015 në Media
  • Gruaja e Vitit 2015 në Shoqëri Civile

Gratë dhe vajzat mund të propozojnë veten ose të nominohen nga të tjerë  në tre kategoritë e sipërpërmendura duke plotësuar formularin e aplikimit (KLIKONI KETU). Formularin e plotësuar mund ta dorëzoni edhe me e-mail në adresën: info@crca.al

Vlerësimi për propozimet do të bëhet në bazë të numrit të nominimeve të marra për një person. Më pas propozimet e zgjedhura do të votohen e vlerësohen online nga publiku i gjerë për një periudhë një mujore. Në muajin Dhjetor, në një Aktivitet të madh Publik, do të lançohen dhe ndahen çmimet sipas tre kategorive. Çmimet organizohen nga Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri, në partneritet me The Olof Palme International Centre.       

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 15 Tetor 2015!

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL