Bërë publike në datë: 17 Shtator 2018
Dorëzimi i ofertave duhet bërë brenda datës: 27 Shtator 2018
Dorëzimi i mallit: Brenda Shtator 2018
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijeve në Shqipëri (CRCA) është një organizatë jo-fitimprurëse, që operon në Shqipëri që prej vitit 1997 në fushën e Mbrojtjes së te Drejtave të Fëmijevë, identifikuar me NIPT K61502022U.
Nëkuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2018, CRCA në Shqipëri shpall thirrjen për kuotim për printim materiale informuese (flyer), libër kopertina (raporti) mbështetur nga Save the Children of Albania.
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes.
1.Specifikimet:Printime materiale informuese (flyer).
-Formati: (165 x 225mm) A5
-Letra: 120-130 gr
-Faqe: 4+4
-Fletëe shtypur 8 anë
-Sasia: 2 000 copë
– 4 ngjyra
2.Specifikimet:Libër kopertina (raporti).
-Kopertina 4 ngjyra
-Formati A 5
-Letra kopertinës: 180 gr
-Faqe: 50
-Bardh e zi
-Sasia:200-500
-Letra:80-90 gr
3.Kriteret e vlerësimit
– Çmimi për njësi 85 pikë
– Emri (reputacioni) në treg i ofruesit 5 pikë
– Kushtet e pagesës (afati i pritjes,% e zbritshme etj.) 5 pikë
– Eksperiencat e mëparshme me biznesin 5 pikë
Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit të listuar në rubrikën “cmimi”. · Së bashku me ofertën, furnitori duhet të dorezojë patjetër edhe një kopje te NIPT-it / licensës (Në rast se përvec cmimit të ofruar, furnitori aplikon edhe % zbritje atëherë ajo duhet te deklarohet në ofertë).
Gjithashtu, oferta duhet të përmbajë edhe kohën e pagesës qe pretendohet nga ofruesi në rast se me të do të lidhet kontratë. Afati i paraqitjes së ofertës financiare do te jetë jo me vonë se data 27 Shtator 2018.
Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
4.Procedura e dorëzimit të ofertave
Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë te printuar, firmosur nga personi i autorizuar në kompani, në adresën: Rruga “Vaso Pasha”Nj A. 5, Nd. 17, H.9, Ap. 19, Tiranë. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për produkte”;
Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga njëperson i autorizuarnë adresën elektronike: info@crca.al. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Oferte financiare për produkte dhe emri i produktit”.
Ofertat e dorëzuara pa cmime të specifikuara, pa kopje te NIPT-it, si dhe pa kohën e pretenduar të pagesës, nuk do te merren ne konsideratë.
5. Afati i vlerësimit dhe njoftimi
Afati i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të jetë data 27 Shtator 2018. Për cdo informacion të metejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 4 2265741, ose email: info@crca.al
Kanditatët që kanëmarrë pikët maksimale të vendosura nga CRCA për tu kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht nëpërmjet adresës së e-mail.
5.Disclaimer
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron domosdoshmërisht CRCA Shqipëri që të lidhë kontratë për produktin e listuar sipas kësaj thirrje.
Përgatitur Miratuar
Miranda Coha Altin Hazizaj