Organizata

 CRCA/ECPAT Shqipëri
 Rr. Vaso Pasha, Nj A. 5, Nd. 17, H.9, Ap. 19, 
 1019, Tiranë/ Albania
 www.crca.al

 Data e publikimit

 17  Shtator   2020

 Vendi i zhvillimit

 Tiranë

 Dorëzimi i ofertave duhet bërë brenda datës  

 25  Shtator 2020

 
CRCA/ECPAT Shqipëri punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe studimeve, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve. CRCA promovon zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
 
Në kuadër të programeve dhe projekteve që po zbaton gjatë vitit 2020, CRCA Shqipëri shpall thirrjen për blerje e të paktën 10 tabletave për fëmijët e prekur nga tërmeti, mbështetur nga Global Albanians Foundation (GAF).
 
Janë të ftuar të gjithë kompanitë e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e proçesit të përzgjedhjes.
 
1.Specifikimet teknike

Ekrani minimumi 7 inch
Sistemi operues Android
Lidhja Bluetooth / Wi-Fi ose Sim card (Preferencë do t’i jepet tabletave që lidhem me Wifi)
Minimumi 2GB RAM x 32GB storage
Ekrani minimumi 1024×600 IPS HD

 
2.Kriteret e vlerësimit
– Çmimi për njësi (70 pikë)                                                   
– Emri (reputacioni) në treg i ofruesit  (10 pikë)                                                                    
– Kushtet e pagesës (afati i pritjes,% e zbritshme etj.) (10 pikë)                                                                                                                   
– Eksperiencat e mëparshme me biznesin 10 pikë
Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit të listuar në rubrikën “çmimi”.  Së bashku me ofertën, kompania duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje te NIPT-it (Në rast se përvec çmimit të ofruar, furnitori aplikon edhe % zbritje atëherë ajo duhet te deklarohet në ofertë).
Oferta duhet të përmbajë edhe kohën e pagesës që pretendohet nga ofruesi në rast se me të do të lidhet kontratë. Afati i paraqitjes së ofertës financiare do te jetë jo më vonë se data 25 Shtator 2020. Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
 
3. Procedura e dorëzimit të ofertave
ME E-MAIL: Në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: crca@crca.al – Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për shitje dhe emri i objektit që shitet”.
ME POSTE (për ata që duan ta dorëzojnë me postë) në adresën: Kutia Postare 1738, Tiranë.
 
4. Dokumentacioni që duhet dorëzuar:
– Oferta financiare e firmosur;
– Koha (sa ditë) që i duhet kompanisë të dorëzojë mallin nga dita e shpalljes fitues;
– Kopje e NIPT;
– Profili i kompanisë’
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara nuk do të merren në konsideratë.
 
5. Afati i vlerësimit dhe njoftimi
Afati maksimal i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të jetë data 30 Shtator 2020. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 4 2265741 ose email: crca@crca.al
Kompania që do të marrë pikët maksimale do të njoftohet zyrtarisht nëpërmjet adresës së e-mail ose me telefon.
 
6. Kushtet e pagesës
Pas lidhjes së kontratës, pagesa për tableta do të kryhet në nje këst të vetëm: 100 % e vlerës totale të blerjes do të paguhet me urdhër Bankar ditën e marrjes në dorëzim të tabletave nga CRCA Shqipëri.
 
7. Përjashtimi nga përgjegjësia
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron domosdoshmërisht CRCA Shqipëri që të lidhë kontratë për produktin e listuar sipas kësaj thirrje. Gjithashtu palët nuk duhen të jenë në konflikt interesi. Për këtë qëllim fituesi duhet të nënshkruajë një deklaratë të konfliktit të interesit me CRCA Shqipëri.
 


Detajet e Lajmit
September 16, 2020
379
Kategoria