Për hartimin e Guidës dhe fletëpalosjes "NJË KLIKIM NGA E DREJTA E MBLEDHJES"

TERMAT E REFERENCËS
 

QENDRA PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NË SHQIPËRI

Titulli i projektit:

 NJË KLIKIM NGA E DREJTA E MBLEDHJES

Pozicioni:

 Ekspert për hartimin e Guidës dhe fletëpalosje për të drejtën e Tubimit 

Data e publikimit:  

 16 Shtator 2020

Kohëzgjatja

 1 (një) muaj nga data e fismosjes së kontratës

Donator

 European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL)

 
BACKGROUND
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA është një ndër organizatat më të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend, e themeluar më Mars 1997. Gjatë  viteve të punës së saj ne kemi bërë që të jemi njëri ndër partnerët serioze të Qeverisë së Shqipërisë (në nivelin kombëtar dhe lokal) dhe të Shoqërisë Civile, në drejtim të ndikimit në politika dhe legjislacion, forcime kapacitetesh të stafit të Qeverisë në punën me fëmijët dhe në presionin ndaj Qeverisë për të respektuar dhe përmirësuar të drejtat e fëmijëve në vend.
CRCA-Shqipëri, po zbaton nismën “Një Klik nga e Drejta e Mbledhjes”, e cila bazohet në të drejtën themelore të njeriut për t’u mbledhur në mënyrë paqësore sikundër dhe është përkufizuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Kartën Europiane për të Drejtat Themelore të Njeriut, Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Europiane për të Drjetar e Njeriut si edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Nisma “Një Klik nga e Drejta e Mbledhjes”, është pjesë e Projektit “Monitorimi i së Drejtës për t’u Mbledhur Paqësisht” i menaxhuar nga European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL). Projekti mundësohet nga International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) përmes Civic Space Initiative.”
 
PËRSHKRIMI I NISMËS
Kuadri ligjor dhe rregullator i Shqipërisë për të drejtën për t’u mbledhur dhe për të organizuar tubime paqësore është përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por, pavarësisht kësaj, progres Raporti i Bashkimit Euopian për Shqipërinë[1] dhe raporte të tjera[2] kanë dëshmuar se korniza ligjore, rregulloret e qeverisjes vendore për të drejën për t’u mbledhur kanë nevojë për përmirësime.
Në Shqipëri, në nivelin e pushtetit vendor, në kuadër të rregullimit të hapësirave publike, bashkitë lëshojnë urdhra që parashikojnë përdorimin e hapësirave publike për zhvillimin e veprimtarive artistike, kulturore, demonstrime politike, etj.
Tirana, si kryeqytet i Shqipërisë, është bashkia më e madhe ku afërisht jetojnë punojnë dhe studiojnë rreth 1,000,000,000 banorë. Si qendra më e madhe e zhvillimeve politike, sociale dhe ekonomike dhe pjesa më e madhe e protestive paqësore, marshimeve janë organizuar në Tiranë. Në ditët e sotme, qytatarët gjithnjë e më tepër njohin të drejtat e tyre, por vihet re që  ata nuk kanë informacion të mjaftueshëm se cilat janë autoritetet ku ata duhet të drejtojhen për të kërkuar lejë, cilat janë proçedurat kur kërkojnë të përdorin hapësirën publike, për të organizuar një tubim, marshim apo protesë paqësore.
 
PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Si pjesë e kësaj nisme, CRCA-Shqipëri kërkon të kontraktojë 1 (një) ekspert, i cili do të hartojë guidën për të drejtën e mbledhjes, organizimit të tubimeve paqësore, marshimeve etj, në nivel qendror dhe lokal në Shqipëri si edhe një fletëpalosje informuese “Njih të Drejtën tënde” për temën në fjalë.
 
QËLLIMET E SHËRBIMIT
Hartimi guides si edhe fletëpalosjes synon t’u vijë në ndihmë Organizatave të Shoqërisë Civile, çdo grupimi rinor, etj që dëshiron të ushtrojë të drejtën drejtën e mbledhjes, organizimit të tubimeve paqësore, marshimeve, organizimit të aktiviteteve kulturore, artistike, etjnë hapësirë publike.
Guida dhe fletëpalosja do të hartohen për t’u adresuar këtyre target grupeve:

Oranizatave të Shoqërisë Civile;
Grupimeve rinore;

The guida veçanërisht, por jo vetëm, duhet të adresojë çështjet e mëposhtme:  

Përkufizimi i së drejtës për t’u organizuar dhe tubimet paqësore
Parimet e së drejtës për t’u organizuar dhe liria e tubimeve paqëosre
Kufizimet e Lirisë së tubimit
Procedurat që duhen ndjekur
Zbatimi i Legjislacionit për Lirinë së drejtës për t’u organizuar dhe zhvilluar tubime paqësore, përdorim I hapësirave publike në nivel lokal pr t’u mbeldhur etj;
rolet dhe funksioni i Policisë gjatë tubimeve
Përgjegjësitë e Organizatorit

Në lidhje me hartimin e broshurës informuese”Njih të drejtat tuaja: E drejta për tu mbledhur” eksperti duhet të përdorë gjuhë miqësore për fëmijët. Broshura duhet të përmbajë informacion mbi legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për të drejtën e tubimit paqësor.
Eksperti veçanërisht, por jo vetëm, tregon vëmendjen në temat e mëposhtme:

Vendet ku fëmijët, të rinjtë dhe OSHC-të mund të ushtrojnë të drejtën për tubim paqësor.
A zbatohet e drejta për lirinë e tubimit paqësor në internet
A është e pakufizuar e drejta për tubim paqësor?
Cilat janë procedurat që duhen ndjekur në nivel kombëtar dhe lokal.
Përgjegjësitë dhe detyrat e institucioneve përkatëse.
Përgjegjësitë dhe detyrat e organizatorit, etj

Për të ralizuar këtë qëllim, Eksperti duhet të mbështetet tek:  

Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth së drejtës për tubim,
Korniza Ligjore në nivel lokal për përdorimin e hapësirave publike për oganizimin e aktiviteteve prmomovuese, artistike, kulturore, manifestimeve politike, etj pranë Bashkisë Tiranë
Korniza ndërkombëtare e së drejtës për t’u organizuar dhe mbledhur në mënyrë paqësore

 
FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

Njohuri rreth kornizës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
Njohuri rreth aspekteve ligjore kombëtare në fuqi për të drejtën e organizimit dhe mbledhjes (tubimit)

 
KUALIFIKIMET

Diplomë universitare në fushën e shkencave juridike, sociale etj.
Të jetë njohës i/e mire i të drejtës për tubim, organizim manifestimesh paqësore;
Të ketë eksperiencë në hartimit të guidave, protokolleve, udhëzuesve të procedurave dhe fletëpalosjeve;
I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara;
Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me CRCA Shqipëri
Të ketë ide inovatore mbi qasjen që kërkohet për të drejtën e mbledhjes;

 
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë tre dokumenta atashuar:
– CV
– Letër interesi ku jepen shpjegime për eksperiencën e mëparshme në këtë fushe
– Oferta financiare për zhvillimin e ekspertizës së mësipërme
në postën elektronike të CRCA Shqipëri: crca@crca.al – Për ata që duan ta dorëzojnë dorazi, paraqiturni prane zyrave të CRCA Shqipëri ose nëpërmjed postës në adresën: Rr. “ Perlat Rexhepi”, Nd 19, H. 20 Tiranë  

Në subjektin e email duhet të shkruhet: “Aplikim për Ekspert për hartimin e guides dhe fletëpalosjes “Njih të Drejtën tënde për tubim”

 
Afati i dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 24 Shtator 2020, ora 17:00. CRCA do të njoftojë vetëm personat e shortlistuar për takim për të biseduar për detajet dhe kontratën.
 

[1]https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-albania-report.pdf

[2]Partners Albania “Monitoring the right to free assembly – Albania country report 2017-2018”
 


Detajet e Lajmit
September 17, 2020
387