Disa ditë më parë, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kërkuan hapjen e menjëhershme të zyrave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të gjitha komisariatet e policive në Shqipëri. Nisur edhe nga rasti më i fundit i humbjes së jetës së një të riu në komisariatin e Policisë së Korçës.
Kjo kërkesë u pasqyrua gjerësisht edhe në media. Televizioni FAX NEWS sjell një minutazh special mbi këtë temë në të cilën është intervistuar edhe Drejtori i CRCA, Z. Altin Hazizaj.
Intervistën e tij do ta gjeni në minutat 0.06 të speciales deri në minutën 12.20.