Tiranë, 7 Korrik 2020 – Team Albanians, një organizatë e përbërë nga diaspora shqiptare, shoqatat e studentëve shqiptarë të Universitetit Harvard, Michigan dhe Columbia University kanë nisur që prej një muaji një fushatë për mbledhjen e fondeve në ndihmë të vajzës 15 vjeçare që u dhunua seksualisht në Tiranë.
Një muaj më parë Shqipëria u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një burrë 65 vjeçar dhe dy djem të rinj nën kërcënim dhunonin seksualisht një vajzë 15 vjeçare. Bashkëpunimi i ngushtë i CRCA, ALO 116 dhe Policisë së Shtetit, bëri të mundur jo vetëm identifikimin e personave abuzues por edhe prangosjen e tyre.
Mbështetur në adresën globale të mbledhjes së fondeve www.gofundme.com, studentë, qytetarë shqiptarë dhe të huaj, mes tyre edhe emra shumë të njohur të personaliteteve, kanë nisur mbledhjen e fondeve për t’i kaluar këto në shërbime për kujdesin, mbrojtjen dhe arsimimin e vajzës së dhunuar.
Team Albaniansnw bashhkwpunim meCRCA/ECPAT Shqipwri nw 4 Qershor2020 hapwn fushatën “Fonde për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, e cila ka një qëllim të mbledhë mw shumë se 7000 dollarë. Kjo fushatë deri më tani është ndjekur nga 128 dhurues, të cilët kanë arritur të mbledhin rreth 6000 dollarë. Mes emrave të dhuruesve, janë shumë qytetarë të huaj, por edhe emra të njohur si ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin apo edhe ish-ministri shqiptar Andis Harasani, etj.
Këto fonde do të shkojnë direkt pranë familjes së vajzës dhe do të përdoren për edukimin, punësimin e prindërve dhe seancat këshilluese që i nevojiten 15 vjeçares.
CRCA dhe Team Albanians, ftojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ndihmës ndaj kësaj familjeje, të dhurojnë para të cilat do të shkojnë vetëm në ndihmë të mirëqëinies dhe forcimit të vajzës së dhunuar. Linkun e dhurimit të fondeve mund ta gjeni në këtë adresë:  https://www.gofundme.com/f/crcasupportfund