Vienna – Korçë, 7 Nëntor 2024 – Nxënësit e Shkollës Profesionale Korçë dhe Shkollës së Turizmit HLF Krems afwr Vienës, me mbështejen e ECPAT Austri dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, u angazhuan për të luftuar së bashku shfrytëzimin e fëmijëve për qëllime seksuale në industrinë e turizimit dhe udhëtimeve, gjatë Workshopit: “Shfrytëzimi Seksual i Fëmijëve në Udhëtim dhe në Turizëm”.

Workshop kishte për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rreziqet e dhunës seksuale të fëmijëve në sektorin e udhëtimit dhe turizmit, raportimin në mënyrë të sigurt të rasteve të dyshimta, edukimin mbi faktorët që mund të rrisin risqet tek grupe specifike të fëmijëve dhe ofrimin e udhëzimeve konkrete për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e shfrytëzimit seksual.

Workshop-i u hap me prezantimin e shkollave dhe njohjes të të rinjve me njëri-tjetrin, formimin që ata janë duke marrë dhe rëndësinë që marrin shkëmbime të tilla rinore. Më pas, u diskutua për fenomenin e dhunës dhe shfrytëzimityb seksual në sektorin e turizmit dhe të udhëtimeve. Të rinjtë analizuan problemin, duke ofruar të dhëna konkrete lidhur me situatën në vendet e tyre. Ata prezantuan shkaqet që çojnë në përhapjen e këtij fenomeni dhe mundësitë për ta parandaluar atë. Gjatë bisedave u ofruan shembuj konkretë dhe situata të jetuara, duke i mundësuar të rinjve të kuptojnë më mirë dinamikën dhe ndikimin e këtij fenomeni.

Ky është viti i dytë që ECPAT Austri dhe CRCA/ECPAT Shqipëri bëhen së bashku për informimin dhe angazhimin e të rinjve për të luftuar shfrytëzimin e fëmijëve në turizëm dhe udhëtime. Që prej vitit 2020, Shqipëria po përjeton një rritje masive të turizimit. Gjatë vitit 2023 thuajse 10 milionë turistë kanë vizituar vendin dhe kjo rrit mundësitë që pedofilët dhe grabitqarët seksuale të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të shfrytëzuar fëmijët seksualisht. Në këtë kuadër roli që mund të luajë industria e turizmit dhe ajo e udhëtimeve për të parandaluar fenomentin, merr rëndësi të veçantë.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

CRCA/ECPAT Shqipëri

E-mail: crca@crca.al


Detajet e Lajmit
November 7, 2024
134
Kategoria