Mbi 200 të rinj e të reja nga Peshkopia, falë mbështetjes së UNDP dhe Ambasadës Britani, tashmë do të luajnë një rol edhe më aktiv duke u angazhuar në përgatitjen e Planit Vendor për Rininë

Tiranë, 7 Maj 2019 – Të rinjtë e të rejat në qarkun e Peshkopisë shumë shpejt do të ketë Parlamentin e tyre Rinor. Ngritja e Parlamentit po realizohet me lehtësimin e CRCA/ECPAT Shqipëri, falë mbështetjes së UNDP dhe Qeverisë Britanike, në bashkëpunim me DAR Dibrës dhe Bashkinë e qytetit. Iniciativa do t’ju mundësojë mbi 200 të rinjve e të rejave nga e gjithë Peshkopia të marrin pjesë në përgatitjen e Planit Vendor për Rininë.
Qarku Dibër ka rreth 119 mijë banorë dhe prej tyre një pjesë e mirë janë të rinj e të reja që kërkojnë një arsim më cilësor, shëndetësi dhe kushte jetese më të mira, si dhe përfaqësim e pjesmmarrje në proceset vendimarrëse. Hapja e Parlamentit Rinor në Peshkopi, do të krijojë një mundësi unike që të rinjtë për të çojnë zërin për çështjet më shqetësuese për ta, dhe nëpëmjet fuqizimit të tyre, dialogut dhe pjesmarrjes të propozojnë politika lokale që i japin zgjidhje këtyre problemeve.  
Parlamenti Rinor Peshkopi, do të përfaqësojë nxënësit e klasave të 9-ta dhe të të gjitha shkollave të mesme në nivel qarku. Parlamentarët e rinj mblidhen në këtë strukturë për të ngritur zërin e tyre mbi fenomene që ata vetë i hasin çdo ditë në jetën e tyre shkollore, bulizmi, diskriminimi, dhuna në shkolla e ambiente të tjera, varfëria ekonomike si dhe dasitë shoqërore, do të jenë kauzat e të rinjve të Parlamentit Rinor të Peshkopisë. Hapja e këtij parlamenti do të përmirësojë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike për të drejtat e tyre por edhe për përgjegjësitë në nivel lokal.  
Qarku Dibër prej vitesh është një prej qarqeve të harruara të Shqipërisë, që vuan varfërinë ekonomike, infrastrukturë të dobët, papunësi apo edhe mungesë të aktivizmit dhe jetës rinore. Parlamenti Rinor Peshkopi do të gjallërojë jetën e të rinjve në Dibër duke ndërtuar së bashku me ta perspektiva të reja të zhvillimit dhe demokratizimit të qytetit, për ta bërë Peshkopinë një qytet sa më miqësor për fëmijët dhe të rinjtë.
Ndër aktivitetet që do të organizohen në kuadër të nismes janë Akademia e të Rinjve, e cila do të trajnojë mbi 200 te rinj e të reja, organizimi I seancave dëgjimore me përfaqësues të Këshillit Bashkiak, prezantimi i gjetjeve të Raportit “Rinia Peshkopi 2019” etj. Gjetjet e raportit do të përdoren për të përgatitur edhe Planin Lokal të Veprimit.
Modeli i Parlamenti Rinor bazohet në modelin e Parlamentit Shqiptar dhe do të ketë edhe komisionet e tij parlamentare. Këto komisione do të përfshijnë fushat e arsimit, politikave rinore dhe të drejtave, shëndetit, dhunës dhe diskriminimit, medias dhe sigurisë në internet, inovacionit, të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, të çështjeve kulturore, sociale dhe artistike. 
Për më shumë informacion, na shkruani:
CRCA / ECPAT Albania
Email: info@crca.al


Detajet e Lajmit
May 7, 2019
302
Kategoria