Shtator 2021- Fëmijët e Bilishtit u bashkohen mijëra fëmijëve në nismën më të re “Fëmijë të Shëndetshëm, e Ardhme e Shëndetshme”. Jetojmë në një kohë kur gjithnjë e më tepër lind e nevojshme të kemi një stil jetese sa më të shëndetshme, dhe aq më tepër fëmijët duhet të edukohen të jetojnë shëndetshëm, të jenë sa më aktivë, si dhe të dinë të ushqehen shëndetshëm”
“Jemi të lumtur që dhe nxënësit e shkollës sonë bëhen pjesë e kësaj inisiative. Zona jonë është mjaft e pasur me produkte të shëndetshme, të cilat ne të gjithë i konsumojmë në familjet tona.”-u shpreh Znj. Elona Limka, drejtoreshë e shkollës “Dritëro Agolli” gjatë takimit të organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri pranë mjediseve të kësaj shkolle.

Si një nisëm e krijuar nga fëmijët, për fëmijët nxënës të shkollës 9-vjeçare publike “Dirtëro Agolli”- Bilisht përgjatë 2 muajve do të jenë agjentët e ndryshimit për bashkëmoshatarët e tyre. Nëpërmjet kësaj nisme ata do të hartojnë një plan aktivitetesh si dhe do të zhvillojnë aktivitete ndërgjegjësuese me bashkëmoshatarët e tyre.
Kjo nisëm e CRCA/ECPAT Shqipëri, vjen ne kuader te zbatimit te minigrantit “Femije te Shendetshem e Ardhme e Shendetshme”, pjese e projektit “Permiresimi i Statusit Ushqimore te Femijet (6-15 vjec) ne Shkolla ne Shqiperi”, zbatuar nga ACER me mbeshtetje te zyres se UNICEF Shqiperi.
 
 
 
 


Detajet e Lajmit
September 15, 2021
365
Kategoria