Tiranë, 15 Tetor 2021 – ECPAT International dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në partneritet me WePROTECT Global Alliance, prezantuan sot studimin “Zërat e të Mbijetuarve-Shqipëri”, i cili përbën studimin e parë në vend që sjell perspektivën e të mbijeturve të dhunës seksuale kur ata ishin fëmijë. Raporti është bazuar në intervistat e 7 të mbijetuarave të dhunës seksuale në vendin tonë dhe 50 punonjësve të vijës së parë të sistemit në mbrojtje të fëmijëve.
Studimi “Zërat e të Mbijetuarve në Shqipëri”, vë zërat e të fëmijëve të mbijetuar nga shfrytëzimi seksual në internet në pararojë të përgjigjes ndaj adresimit të dobësive në sistemin e mbrojtjes dhe rehabilitimit të fëmijëve viktima të dhunës seksuale. Studimi sjell të gjitha mangësitë që sistemi i mbrojtjes së fëmijëve has në punën e tij – këto të evidentuara nga vetë të mbijetuarit e dhunës.
Sipas Raportit, në vendin tonë 100% e viktimave nuk kanë dijeni apo kanë mungesë të theksuar të informacionit mbi mekanizmat zyrtarë të raportimit në dispozicion të tyre si edhe të platformave dhe linjave të veçanta të raportimit, përfshirë platformat e bazuara në ueb dhe ato të krijuara posaçërisht për fëmijët.
Të gjithë të mbijetuarit të intervistuar, u shprehën se nuk kanë patur asnjë informacion, në momentin e ndodhisë së abuzimit seksual, mbi ekzistencën dhe rolin e punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkitë ku ata jetojnë. Edhe vetë punonjësit e vijës së parë të shërbimit tregojnë në masën 56% se ndërgjegjësimi public për shfytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve në internet është shumë i dobët ose nuk ekziston fare.
Të mbijetuarit shfaqin mungesë të theksuar besimi në rolin e shërbimit psiko-social në shkolla dhe profesionalizmit që këta të fundit tregojnë gjatë punës së tyre. 60% e të intervisturve deklaruan se stafi pedagogjik apo shërbiemt mbështetëse psikosociale në shkolla nuk ishin treguar aspak të vëmendhsme për situatën e viktimave të dhunës seksuale.
Studimi ngre shqetësimin e mungesës totale të shërbimeve të integruara për viktimat e dhunës seksuale në zonat ku ato jetojnë, në momentin e abuzimit dhe shfrytëzimit seksual. Sipas të intervistuarve – “Në rast se këto shërbime do të ekzistonin dhe do të ishin të aksesueshme, situata në të cilën ndodheshin nuk do të degradonte deri në abuzim seksual.”
Nga ana tjetër, pothuajse të gjitha vazjat të mbijetuara të dhunës seksuale, (studimi ka marrë gjithsej 7 të mbijetuara të dhunës seksuale), shprehen se strukturat e policisë nuk kanë treguar aspak kujdes në ekspozimin e të dhënave personale të tyre si fëmijë në momentin e denoncimit dhe më pas të ngjarjes.
Gjithashtu të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë treguar se shërbimet mbështetëse për to, siç janë, mbështetje psikologjike, edukative dhe pedagogjike, mbështetje financiare, asistencë ligjore dhe mjekësore. Viktimat kanë rekomanduar që këto shërbime të ofrohen në një periudhë më të gjatë kohore, në një hapësirë më të afërt gjeografike me viktimën dhe familjen, dhe duhet të subvencionohen nga shteti.
Studimi “Zërat e të mbijetuarve”, vjen si një mjet që mat cilësinë dhe efektivitetin e shërbimeve mbrojtëse dhe mbështetëse për të gjithë viktimave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual, bazuar në opinionet e të mbijetuarve dhe eksperiencat e tyre në përballjen me systemin e mbrojtjes së fëmijës dhe ato të ligjit. Studimi sjell një sërë rekomandimesh, që ekspertët kanë parashtruar për të mundësuar përmirësimin e të gjitha sistemeve dhe shërbimeve në mbrojtje të fëmijëve nga dhuna e shfrytëzimi seksual.