Studimi kombëtar për pjesmarrjen e të rinjve në politikë në Shqipëri

Studimi kombëtar për pjesmarrjen e të rinjve në politikë në Shqipëri

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

NJOFTIM PËR SHTYP

Vetëm 7% e deputetëve dhe 8% e kryetarëve të bashkive janë të rinj!

23 Shtator 2015 - CRCA Shqipëri prezantoi sot studimin kombëtar ”Pjesëmarrja e të Rinjve në Politikë dhe Vendim-marrje në Shqipëri 2011-2015”. Ky studim, i pari i llojit të tij në vend, sjell një panoramë të plotë të pjesmarrjes e përfaqësimit real të të rinjve në politikë e vendim-marrje në Shqipëri në të gjitha nivelet, si dhe të modeleve pozitive të zbatuara deri më tani.

Sipas gjetjeve dhe të dhenave të studimit nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë vetëm 10 prej tyre janë të rinj nën moshën 35 vjeç, nga të cilët 4 deputetë të PS-së, 4 të PD-së dhe 2 të LSI-së. Gjithashtu studimi theksoi se nga 21 ministra të Qeverisë aktuale vetëm 3 janë të rinj dhe nga 30 zv.ministra vetëm 6 prej tyre janë të rinj me një balancë gjinore të njëjtë.

Nga të dhënat për kryetarë/e bashkish, ku kemi parasysh Zgjedhjet Lokale të vitit 2011, shohim se nga 76 kryetarë, vetëm 4 kanë qenë në moshën nën 35 vjeçkur u zgjodhën në postin e kryetarit/es të bashkisë (apo minibashkisë) në rang vendi. Asnjë prej të zgjedhurve nën moshën 35 vjeç nuk është grua/vajzë, ndërkohë që tre prej tyre janë përfaqësues të PS-së dhe 1 është përfaqësues i PD-së.

Ndërkohë që në zgjedhjet vendore të vitit 2015, shihet një rritje e vogël prej 3% e kryetarëve të Bashkive që drejtohen nga të rinj nën moshën 35 vjeç, teksa 92% e bashkive anembanë vendit drejtohen nga persona mbi këtë moshë. Rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015 gjithashtu tregojnë se meshkujt nën moshën 35 vjeç përbëjnë shumicën me 4 të rinj kryetarë të bashkive dhe vetëm 1 grua kryetare e Bashkisë Prrenjas. Po ashtu të dhënat tregojnë se e majta ka 4 të rinj në pozicione drejtuese, ndërsa e djathta vetëm 1, në Bashkinë Devoll.

Në Këshillat Bashkiakë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, sjellin një panoramë thuajse tërësisht të ndryshme nga ajo e vitit 2011 dhe vihet re thuajse një trefishim i përfaqësimit të të rinjve në Këshillat Bashkiakë. Kështu nga 10% që ishte përfaqësimi në vitin 2011, në fund të Qershorit 2015 të rinjtë në këshilla përbëjnë 26,4% të të gjithë anëtarëve, duke ulur ndjeshëm edhe përfaqësimin e moshës mbi 35 vjeç në Këshilla.

Ky Studim merr një vlerë të rëndësishme Studimi veçanërisht pas konstituimit të 61 Bashkive të reja dhe miratimit të Planit Kombëtar të të Rinjve 2015-2020. Në këtë aspekt, studimi shërben si një kujtesë për politikanët, vendim-marrësit dhe zyrtarët publikë për detyrimet që ata kanë përkundrejt rritjes së pjesmarrjes të të rinjve në politikë dhe përfshirjes së tyre në diskutimet dhe ndryshimet që do të bëhen përgjatë vitit 2016 në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Gjetjet dhe rekomandimet e këtij studimi, i cili u bë i mundur falë mbështetjes së The Olof Palme International Centre me financim të Qeverisë Suedeze, do  të ndihmojnë së pari, partitë politike në Shqipëri në procesin e rishikimit të statuteve të tyre, në mënyrë që pjesmarrja dhe përfaqësimi i të rinjve, të jetë një proces i gjerë dhe me pjesmarrje; së dyti, forumet politike të të rinjve të të gjitha partive politike, por edhe organizatat e shoqërisë civile të të rinjve, për të ndërtuar aksione avokatësie, të cilat mund të sjellin përmirësime serioze të rolit, të drejtave dhe pozicionit që të rinjtë duhet të kenë brenda partive politike dhe ndër-veprimit të tyre me shoqërinë civile, për ta kthyer pjesmarrjen dhe përfaqësimin e të rinjve në vendim-marrje dhe politikë në një proces sa lokal aq edhe kombëtar.

Të rinj e të reja, kryetarët e forumeve rinore dhe përfaqësues të partive politike, aktivistë të shoqërisë civile, që ndoqën prezantimin, shprehën falenderimet e tyre për studimin si një bazë e mirë të dhënash për ti udhëhequr në aksionet e tyre në vijim.

Për tu njohur më specifikisht me gjetjet, përfundimet dhe konkluzionet e studimit, referojuni materialit bashkangjitur këtij njoftimi.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL