
Tiranë, 4 Nëntor 2021 – Në vijim të zbatimit të projektit “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Devoll”, përfaqësues të bashkisë Devoll, specialistë të shërbimeve sociale, punonjës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve etj, zhvilluan një vizitë studimore pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare, Tiranë.
“Jemi të lumtur që na u dha mundësia të vizitojmë Qendrën. Bashkia jonë është në fazën e hapjes së një rrugëtimi të ri në ofrimin e shërbimeve sociale për shtresat më në nevojë. ”-u shpreh Zv. Kryetarja e bashkisë Devoll, Znj. Zerina Sinani, e cila gjatë fjalës së saj ndau me të pranishmit lajmin e mire që pas shumë përpjekjesh qytetarër e Devollit do të kenë dhe ata një qendër ku do t’u ofrohen shërbime sociale me bazë komunitare.
Gjatë vizitës, stafi i Qendrës i njohu të pranishmit me gamën e gjerë të shërbimeve sociale që ofrohen për shtresat më në nevojë. Fëmijët, kryesisht të komunitetit Rom, akomodohen pranë qendrës dhe kanë mundësi që përpos kalimit të orëve në mjedis të sigurt, kryerjes së detyrave dhe mësimeve, argëtimit u ofrohet dhe një vakt ushqimi i ngrohtë. Ofrimi I shërbimit të kontrollit dentar si dhe fizioterapia janë disa prej shërbimeve që fëmijëve u ofrohen nga qendra, kjo në bashkëpunim dhe me aktorët e shoqërisë civile.
Po ashtu pranë Q endrës prindërit dhe në mënyrë të veçantë nënat e shtresave në nevojë u jepet mundësia të rrisin njohuritë e tyre rreth shërbimeve, institucioneve ku mund te drejtohen për të adresuar nevojat e tyre. Fëmijëve me aftësi të veçanta u dedikohen mësime me fokur përmirësimin e arritjeve të tyre akademike dhe zhvillimin e terapive të ndryshme nga specialist të fushës.
Kujdes i veçantë u kushtohet dhe moshës së tretë, të cilët pranë këtij mjedisi kanë mundësi të kalojnë një pjesë të ditës së tyre, të konsumojnë një caj/kafe apo edhe një vakt të ngrohtë.
Për përgjegjësen e Shërbimeve Sociale të Bashkisë Devoll, Zj. Marilda Bejleri, kjo vizitë ishte mjaft e vlefshme për të, pasi kjo u ofroi mundësinë të drejtonin dhe mjaft pyetje rreth menaxhimit të qendrës, dokumentacionit si dhe të krijonin ide më të qarta të shërbimeve që bashkia Devoll mund t’i ofrojë komuniteteve më në nevojë.
Kjo vizitë studimore u realizua në kuadër të zbatimit të nismës “Përmirësimi I ofrimitt ë shërbimit Social në Bashkinë Devoll” si pjesë e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Sociale në nivel lokal (IMSPSD), i zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG