Bilisht 29 Qershor 2021 – Mbrojtja e fëmijëve kundër të gjitha formave të dhunës përbën një nga shtyllat kryesore të CRCA-Shqipëri. Për ta realizuar këtë, ne vendosim përpjekjet tona për të siguruar që të gjithë profesionistët që punojnë në kontakt me fëmijët të jenë të trajnuar mirë, të pajisur me aftësi profesionale dhe të trajtojnë rastet sipas standardeve më të larta të menaxhimit, trajtimit dhe raportimit të rasteve.
Në kuadër të në kuadër të zbatimit të projektit “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale në Bashkinë Devoll”, mbështetur nga UNDP, CRCA/ECPAT Shqipëri organizoi trajnim e dytë profesional në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, menaxhimit dhe trajtimeve të rasteve dhe shërbimeve të nevojshme që ofrohen për fëmijët viktima të të gjitha formave të dhunës.
Përgjatë këtij trajnimi punonjësit pjesë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve të kësaj Bashkie, si dhe përfaqësues të tjetër të institucioneve lokale në Bashkinë Devoll si Drejtoria Vendore e Policisë Devoll, Zyra Vendore Arsimore Devoll, punonjës socialë, juristë etj, krijuan një tablo profesionale dhe të qartë të ndërhyrjes sa më efektive për rastet e fëmijëve dhe adoleshentëve viktima të çdo lloj forme të dhunës në Shqipëri.
Në këtë trajnim, një pikë e veçantë ishte trajtimi i protokollit të punës i cili shërben si një gur themeli i punës së Punonjësve Socialë të Bashkisë Devoll dhe siguron mbështetje me shërbime cilësore për çdo fëmijë të kësaj bashkie si dhe krijuan një tablo të qartë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë që adreson legjislacioni kombëtar për çdo strukturë dhe institucion që punon në kontakt me fëmijët dhe mbrojtjen e këtyre të fundit sipas Planit Individual të Mbrojtjes (PIM).
Trajnimi u realizua, në kuadrin e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Sociale në nivel lokal (IMSPSD), i zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG.