Muaji Shtator 2020 u përfshi nga disa ngjarje të rëndësishme përsa i përket fëmijëve dhe të drejtave të tyre. CRCA/ECPAT Shqipëri, në të gjithë aktivitetet e qëndrimet e saj ka përqasur në thelb vetëm mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në çdo aspekt, të punës së saj dhe këto janë pasqyruar gjerësisht në media.
Muaji shtator në karakteristikën e tij, çdo vit, përmban nisjen e vitit të ri shkollor, që këtë radhë përkoi në një moment shumë delikat dhe të veçantë për fëmijët. Pandemia që përfshiu të gjithë botën prej disa muajsh kërkonte një punë dhe përgatitje shumë herë më të madhe për arsimin shqiptar që të ishte gati për hapjen e dyerve të shkollave për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin para-universitar në Shqipëri.
CRCA/ECPAT Shqipëri, prej muajsh kishte kërkuar nga Ministria e Arsimit që të ndërmerrte masat e domosdoshme për ta kthyer shkollën në një ambient të sigurtë për të mësuar për fëmijët dhe jo në një ambient të transmetimit të pakontrolluar të virusit Covid -19. Dhe një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, CRCA/ECPAT Shqipëri, ju drejtua me një thirrje të hapur këtij institucioni që të mos shkelë rëndë dhe haptazi të drejtat e fëmijëve. Një deklaratë kjo që gjeti gjerësisht mbështetjen e medias. Disa nga lajmet i gjeni bashkangjitur:
https://euronews.al/al/sociale/2020/09/13/qendra-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve-i-kerkon-qeverise-te-rishikoje-masat-anti-covid-per-hapjen-e-shkollave

CRCA/ECPAT: Nuk duhen hapur shkollat pa një studim mbi pasojat e koronavirusit te fëmijët


https://dosja.al/altin-hazizaj-reagon-ashper-ndaj-ministres-se-arsimit-besa-shahini-boll-shkele-te-drejtat-e-femijeve-ne-shqiperi/
https://www.newsbomb.al/qendra-per-te-drejtat-e-femijeve-thirrje-qeverise-shqiptare-mos-i-hapni-shkollat-mos-ta-kthejme-vitin-e-ri-shkollor-kunder-jetes-se-femijeve-218059
Media pasqyroi me vëmendje të theksuar edhe të gjithë kërkesat dhe lëvizjet që ndërmorri CRCA/ECPAT Shqipëri pas ngjarjes së Policisë së Fierit e cila shkeli rëndë Kodin e të Miturve duke marrë në pyetje një të  vajzë 12 vjeçare, pa praninë e asnjë psikologu, apo familjari, etj. Kjo ngjarje mund të gjendet në linqet bashkangjitur më poshtë:

Stop-EMISIONI 8 (SEZONI 6) 16 Shtator 2020-Fier/ fotot intime ne rrjetet sociale, policia merr ne pyetje te miturit!


https://dosja.al/intervistimi-i-12-vjecares-pasi-bashke-me-shoqet-nxorri-fotot-e-nje-17-vjecareje-crca-u-be-ne-shkelje-te-plote-te-nenit-18-te-kodit-te-drejtesise-per-te-mitur-pa-prinder-dhe-pa-psikologe/
Po gjatëmuajit shtator CRCA/ECPAT Shqipëri, u fokusua edhe në punën e saj intensive mbi  projekt-ligjin “Për Regjistrin Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale”, i cili ka për qëllim të vëzhgojë dhe kontrollojë lëvizjet e personave të dënuar apo të vetë-regjistruar si pedofilë, për të parandaluar krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri. Media ndoqi publikimi e këtij projekt-ligji nëpërmjet një forumi on-line:

https://a2news.com/2020/09/21/krimet-seksuale-ndaj-femijeve-ne-shqiperi-azizaj-numri-eshte-shume-here-me-i-larte-sesa-rastet-e-raportuara/
https://www.gazeta-shqip.com/interesi-publlik/gati-ligji-et-do-te-futen-ne-nje-regjister-crca-1-ne-10-femije-

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kërkon vendosjen në Kodin Penal të Kastrimit Kimik për pedofilët!


 


Detajet e Lajmit
September 30, 2020
283
Kategoria