Shqipëria është e papërgatitur per të mbrojtur fëmijët nga dhuna seksuale, ndërsa institucionet publike nuk kanë njohuri të mjaftueshme për shkallën e problemit. Studimet shkencore tregojnë se 5% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të dhunës seksuale, ndërsa 11% e tyre deklarojnë se ngacmohen seksualisht nga persona të rritur. Kjo do të thotë se të paktën 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është i kërcënuar nga krimet seksuale! Për vitin 2014, Policia e Shtetit regjistroi 97 ankesa për krime seksuale kundër fëmijëve, ndërsa për vitin 2013, Sistemi i Drejtësisë nuk dënoi asnjë person për krime seksuale kundër fëmijëve nën 14 vjeç! A i ka ndihmuar pedofilët sistemi i drejtësisë në Shqipëri që t’i shpëtojnë gjykimit për krimet seksuale kundër fëmijëve?
Tiranë, 6 Mars 2015- Qendra pёr Mbrojtjen e tё Drejtave tё Fёmijёve (CRCA) në Shqipёri dhe ALO 116: Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët, me mbështetjen e Qeverisë Kanadeze, prezantuan sot nё njё workshop kombëtar propozimin e tyre për tëngritur “Regjistrin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale”, në kuadër të përpjekjeve të shoqërisë civile për të luftuar dhunën ndaj fëmijëve në Shqipëri. Workshopi kishtesi objektiv kryesor rritjen e ndërgjegjësimittëautoriteteve, ekspertëve, medias dhe publikut të gjërë për nevojën për mbrojtjen e fëmijëve ndaj krimeve seksuale në Shqipëri. Ai u zhvillua me pjesёmarrjen e deputetëve të Kaukusit të të Drejtave tëFëmijëve të Kuvendit të Shqipërisë, institucioneve shtetërore, aktivistëve të shoqërisë civile etj.
Gjatë workshopit u prezantuan tëdhëna shkencore dhe zyrtare që tregojnë se sa të ekspozuar janë fëmijët përkundrejt dhunës seksuale. BECAN, njё nga studimet mё tё mёdha tё zhvilluara ndonjёherё nё Europe mbi dhunën ndaj fëmijëve, nxjerr në pah se 11% përqind e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e fëmijëve janë viktima të dhunës seksuale.Të dhënat e ALO 116 tregojnë se mbi135 raste të fëmijëve raportojnë nëpërmjet telefonit një trend shqetësuestë frikës, vuajtjes dhe izolimit të fëmijëve viktima të dhunës seksuale. Sistemi i drejtësisë në vend nga të dhënat zyrtare raporton se gjatë 2013 janë dërguar 54 çështje për gjykim dhe nga këto 38 raste rezultojë të dënuar, por asnjë të dënuar për dhunë seksuale ndaj fëmijëve nën 14vjeç. Ndërkohë Policia e Shtetit për po të njëjtën periudhë nga tëdhënat zyrtare, ka zbuluar 89 krime seksuale ndaj fëmijëve.
Folës në workshop ishin: Znj. Vasilika Hysi, nën/Kryetare e Kaukusit të të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Znj. Elona Gjebrea, zv. Ministre e Punëve të Brendshme dhe Koordinatore Kombetare e Luftes kunder Trafikimit të Qënieve Njerëzore, si dhe ekspertë të shoqërisë civile për të drejtat e fëmijëve.
Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipёri tha: “Në përgjigje të ngjarjeve të pedofilisë që ndodhin çdo ditë kundër fëmijëve në Shqipëri, ne sot i kërkojmë zyrtarisht Kuvendit dhe Qeverisë shqiptare që të miratojnë krijimin e Regjistrit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale, ku çdo person që dënohet për krime seksuale të jetë i regjistruar dhe të monitorohet.”
Ekspertët Ligjore prezantuan draftin e parë të Regjistrit, i cili është përgatitur nga CRCA Shqipëri, duke u fokusuar nëobjektivat e ligjit, subjektet e ligjit, autoritetin përgjegjës, kush mund të kërkojë informacion nga Regjistri, mbrojtja e të dhënave personale etj. Në ditët në vazhdim një proces i gjerë konsultimi për strukturën dhe përmbajtjen e Regjistrit do të zhvillohet me të gjithë partnerët dhe institucionet publike, për të arritur në një projekt-final që do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 2265741; E-mail: mersila.ballo@crca.al