9 qershor 2023 – Shqipëria, përmes CRCA/ECPAT Shqipëri, është vendi i fundit që i është bashkuar aleancës ndërkombëtare që lufton kundër përhapjes së materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve (CSAM) në internet. Duke u bërë pjesë e Programit Arachnid (Merimanga) të Qendrës Kanadeze për Mbrojtjen e Fëmijëve, CRCA i bashkohet përpjekjes së përbashkët me organizata të tjera ndërkombëtare që punojnë për të zbuluar materialet e paligjshme, për të cilat më pas lëshohet urdhëri për heqjen apo bllokimin e tyre në internet në shkallë globale.

CRCA/ECPAT Albania i bashkohet linjave të tjera të ndihmës në nivel ndërkombëtar, organizatave për mbrojtjen e fëmijëve dhe agjencive qeveritare në Australi, Belgjikë, Kamboxhia, Kolumbi, Kroaci, Estoni, Finlandë, Gjermani, Lituani, Zelandën e Re, Suedi dhe SHBA. Projekti Arachnid përpunon mijëra imazhe në sekondë dhe zbulon përmbajtje të paligjshme me një ritëm shumë më të avancuar sesa metodat e tjera, duke kontribuar në eleminimin e materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet (CSAM). Që nga fillimi i tij në 2017, Project Arachnid ka qenë në gjendje të identifikojë më shumë se 55 milionë imazhe të dyshimta dhe të dërgojë mbi 30 milionë njoftime për heqjen e tyre tek ISP-të që ofrojnë internet.

Në Shqipëri, CRCA e ofron këtë shërbim nëpërmjet Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët, pjesë e platformës kombëtare www.iSIGURT.al . Që prej hapjes së saj iSIGURT ka bllkuar dhe hequr nga interneti më shumë sesa 10 mijë faqe me përmbajtje të CSAM ndërsa mbi 600 fëmijë dhe të rinj kanë marrë mbështetje direkte nga Linja.

Si një mjet i përqendruar te viktima, suksesi i Projektit Arachnid qëndron në aftësinë e tij për të thyer ciklin e viktimizimit për fëmijët dhe të mbijetuarit përmes eleminimit të CSAM. Projekti Arachnid (Merimanga) është një platformë në internet e dizenjuar për të zbuluar imazhe (foto / video) të materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internetin e zakonshëm, si edhe atë të errët (dark web) dhe më pas për të komunikuar me industrinë për heqjen e tyre nga interneti.

Për të mësuar më shumë rreth Projektit Arachnid, vizitoni www.projectarachnid.ca

Për të mësuar më shumë rreth iSIGURT, vizitoni www.iSIGURT.al


Detajet e Lajmit
June 16, 2023
821
Kategoria