Tiranë, 7 Shkurt 2020 – Shqipëria hapi sot javën e aktiviteteve ndërgjegjësuese mbi internetin e sigurtë për fëmijët dhe të rinjtë, në kudër të Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, që këtë vit është caktuar të jetë data 11 Shkurt 2020.
Në kuadër të saj, përveç aktivitetev që zhvillohen në shumë shkolla dhe bashki të vendit, Qendra për Internetin e Sigurt në Shqipëri dhe Platforma Kombëtare Online Isigurt.al në bashkëpunim me CRCA/ECPAT Shqipëri, Qendrën për Hapje dhe Dialog – COD dhe Qendrën Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri – YRCA organizojnë Forumin e 5-të Kombëtar “Së bashku për Internet të Sigurt për fëmijët në Shqipëri”!
Në këtë forum do të diskutohet mbi domosdoshmërinë e hartimit të strategjive dhe planeve të reja të veprimit “Mbi internetin e sigurt për fëmijët në Shqipëri”, me fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe ofrimin e një interneti sa më të sigurt. Një tjetër temë e diskutimit është edhe roli i autoriteteve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, për një interent të sigurt edhe në Shqipëri.
Po gjatë kësaj jave u prezantua edhe Raporti i 2-të Kombëtar për Sigurinë në Internet, me titull: “Urrejtja online ndaj fëmiijëve dhe të rinjve në Internet”. Raporti vjen ne kuadër të SID dhe sjell me fakte e statistika të gjithë situatën e pasigurisë  së internetit në Shqipëri, duke dhënë edhe rekomandimet kryesore për ndërtimkin e një sistemi tërësor dhe funksional në mbrojtje të fmijëve dhe të rinjve gjatë lundrimit të tyre në internet.
Dita Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt zhvillohet nën moton “Së bashku për Internet të Sigurtë” kërkon të inkurajojë qytetarët që të krijojnë një internet më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë fëmijët. Gjithashtu ajo është një thirrje për qeverinë, shoqërinë civile, industrinë e internetit, prindërit, mësuesit etj, për të marrë masa konkrete në mënyrë që të mbrojnë dhe ndërgjegjësojnë fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e lundrimit të pasigurt në internet.
Gjatë dy viteve të fundit në kuadër të kësaj fushate, CRCA/ECPAT Shqipëri ka arritur të ketë dy marrëveshje shumë të rëndësishme, atë me Facebook dhe Instagram (një vit më pare), ndërsa dy javë më parë u arrit edhe marrëveshje me Google, e cila zgjeron edhe më tej hapësirat dhe mundësitë e mbrojtjes online të fëmijëve dhe adoleshentëve, sidomos në platformën Youtube.
Dita e internetit të Sigurt nisi si një iniciativë e projektit SafeBorders të Bashkimit Europian në vitin 2004 dhe duke u marrë nga rrjeti Insafe si një nga veprimet e saj më të hershme në vitin 2005, Dita e internetit të Sigurt është rritur përtej zonës së saj tradicionale gjeografike dhe tani festohet në mëshumë se 140 vende të botës.  Shqipëria është bërë pjesë e kësaj dite që në vitin 2005, nëpëmjet CRCA Shqipëri, e cila është koordinatore kombëtare e eventeve kryesore për këtë ditë.
Për më shumë info, kontaktoni:
CRCA/ECPAT Albania
crca@crca.al


Detajet e Lajmit
February 17, 2020
439
Kategoria