Sinjali AMBER ose i njohur botërisht si Amber Alert, është një sinjalizim universal që lëshohet nga policia, çdo herë kur një fëmijë që konsiderohet i humbur ose i rrëmbyer, por në rrezik të jetës apo për t’u dhunuar e shfrytëzuar seksualisht! CRCA/ECPAT Shqipëri prej 12 vjetësh ka avokuar për zbatimin e Sinjalit Amber. Tashmë falë ICMEC, Policisë së Shtetit dhe Ambasadës Amerikanë Sinjali Amber po bëhet një realitet.

Tiranë, 4 Gusht 2022 – Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane Shqipëri, organizuan Tryezën e Rrumbullakët: “Zbatimi i Sinjalit Amber në Shqipëri.”
Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, Shqipcria numëron der tani 94 fëmijë të humbur: 12 fëmijë nën moshën 14 vjeç, dhe 82 të tjerë i përkasin grupmoshës 14-18 vjeç. Të dhënat u bënë publike në tryezën e diskutimit të organizuar gjatë mëngjesit të sotëm, ku ICMEC prezantoi fillimin e projektit për zbatimin e sinjalit Amber Alert në Shqipëri dhe protokollet e punës që do të zbatohen për ngritjen dhe funksionimin e sistemit pranë Policisë së Shtetit.
Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit duke e konsideruar shumë të rëndësishme ngritjen e Sinalit Amber, deklaruan se deri më tani janë trajnuar 80 punonjës policie dhe janë ngritur 15 qendra të intervistimit të fëmijëve për të arritur në standarte europiane në luftën kundër dhunës e shfrytëzimit ndaj fëmijëve. Vendosja e këtij sistemi kërkon trajnimin e mëtejshëm të punonjësve të zbatimit të ligjit.
Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, nënvizoi se: “Sot shënojmë një ditë historike! Kemi 12 vjet që kërkojmë zbatimin e Sinalit Amber. Në 2010, së bashku me ICMEC / GMCN, ne nisëm rrugën për ngritjen e një sitemi që do të ofronte më shumë mbrojtje për fëmijët e humbur, të shfrytëzuar apo të trafikuar. Pas ngritjes së Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Humbur, Linjës së Telefonit për Fëmijët e Humbur (116-000) së bashku me ALO 116, vetëm 10 ditë më parë finalizuam nismën tonë për ngritjen e Regjistrit Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale. Tani është rradha që të ngremë Sinjalin Amber së bashku me Policinë e Shtetit dhe falë ndihmës së ICMEC dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të Ambasadës Amerikane në Tiranë.”

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me probleme serioze të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe trafikimi për qëllime seksuale. Raporti më i fundit për gjendjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, I CRCA/ECPAT Shqipëri çon dyshime serioze për përpjekjet e shtetit për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, duke e vendosur theksin tek mungesa thelbësore e shërbimeve në mbrojtje të fëmijëve.
Sinjali Amber u krijuar në vitin 1996 në SHBA, pas humbjes së një vajze 9 vjecare, me të njëjtin emër, e cila u rrëmbye dhe më pas u gjet e vrarë në Teksas. Humbja e Amber zgjoi shoqërinë, institucionet dhe ligjvënësit amerikanë, të cilët së bashku vendosën krijimin e këtij Sinjali njoftues, sa herë një fëmijë I humbur mendohet se është në rrëzik për jetën apo për t’u shfrytëzuar.
 
Për më shumë info, kontaktoni:
 
CRCA/ECPAT Shqipëri
E-mail: crca@crca.al
 


Deetajet e Lajmit
August 4, 2022
79
Kategoria