
Prezantohen të dhënat e studimit shkencor të BECAN për Shqipërinë në lidhje me ndjekjen e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve. Sistemi i drejtësisë merr vlerësim të ulët për ndjekjen ligjore të dhunuesve të fëmijëve.
Tiranë, 18 Nëntor 2014 – Qendra pёr Mbrojtjen e tё Drejtave tё Fёmijёve në Shqipёri (CRCA) prezantoi sot nё Workshopin “Dhuna kundër femijëve: Çfarë na tregojnë të dhënat nga studimet” në bashkëpunim me Linjën Kombëtare të Telefonit të Fëmijëve, rezultatet e plota të studimit të bazuar tek rastet e vëzhguara të dhunës ndaj fëmijëve, nё kuadёr tё Studimit Epidemiologjik Ballkanik mbi Abuzimin dhe Neglizhimin e Fёmijёve (B.E.C.A.N). Studimi përbën një përpjekje të parë sistematike në mbledhjen e të dhënave të dhunës ndaj fëmijëve (DNF) në Shqipëri prej arkivave ekzistuese si dhe të dhënave të agjencive dhe shërbimeve të përfshira në trajtimin e rasteve DNF.
Puna kërkimore synoi të hidhte dritë mbi mënyrën sesi menaxhohen rastet e dhunës tek fëmijët dhe problemet që shoqërojnë mbikqyrjen e tyre dhe gjetjen e zgjidhjeve profesionale në ndihmë të fëmijëve. Workshopi kërkon të nxisë hartimin e politikave të reja publike në rejtim tё parandalimit tё dhunёs tek fёmijёt, si dhe krijimit të një baze të qëndrueshme të dhenash për vlerësimet e ardhshme.
Gjatë prezantimi të tij Z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri, tha: “Ajo që është e rëndësishme të analizohet është përgjigjia institucionale për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri. Thelbësore është të zbulojmë si këto të dhëna do të përkëthehen në politika për mbrojtjen, mbështetjen dhe ndërtimin e shërbimeve të reja për mbështetjen e fëmijëve viktima të dhunës, në bashkëpunim me shoqërinë civile, institucionet publike, arsimore, doratorë, etj.”
Studimi, ndër të tjera, raporton këto gjetje dhe konkluzione:
Shqipëria nuk ka një sistem të detyrueshëm të raportimit të dhunës ndaj fëmijëve;
Ka një shpërndarje të pabarabartë të shërbimeve në mbështetje të viktimave të abuzimit dhe neglizhencës së fëmijëve;
Thuajse çdo formë dhune është e pranishme në jetën e fëmijëve që raportojnë në institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile;
Shërbimi i mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimet sociale funksionojnë në qendrat e mëdha urbane, ndërsa fëmijët që jetojnë në zonat rurale janë lënë me fare pak mundësi për aksesin në këto shërbime;
Shërbimi social është insituticioni kryesore, ku raportohen pjesa më e madhe e rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara të dhunës ndaj fëmijëve, të ndjekura nga policia;
Në përfundim të workshopit profesionistët dhe pjesmarrësit diskutuan mbi efikasitetin e ndërhyrjeve në nivelin e parandalimit, në nivelin juridik dhe në aspektin e shërbimeve sociale dhe shoqërore në vend.
Një kopje e studimit në gjuhën angleze mund ta gjeni në linkun: Klikoni ketu per te shkarkuar PDF.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila BalloHRH, CRCA ShqipëriTel: 0694060392E-mail: mersila.ballo@crca.al